Është kapur më në fund nga policia Aldi Rama, 21-vjeçari i cili qëlloi me armë zjarri në Ishull Lezhë, oficerin e krimeve, Saimir Hoxha.
Prej pesë orësh, policia u vu në ndjekje të tij, teksa mundi më në fund ta lokalizonte. Mësohet se i riu ka qëlluar veten në tentativë për t’u vetëvrarë, por raportohet se është ende gjallë.
Saimir Hoxhës iu mor jeta mëngjesin e sotëm me një plumb në zemër, teksa po kryente një operacion rutinë kundër kultivimit të kanabisit në zonë.
Hoxha u qëllua, ndërkohë që ndaloi makinën ku ndodhej 21-vjeçari Aldi Rama me dy të tjerë. Ai i bëri shenjë makinës të ndalonte, por Rama nxorri armën duke e qëlluar shefin e krimeve me një plumb në zemër, i cili edhe i shkaktoi vdekjen.