Vizitë lamtumire në Stamboll, Merkel takim me Erdogan, kritika për Turqinë
Kancelarja gjermane Angela Merkel është takuar sot me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në një vizitë lamtumire në Stamboll.
Në një konferencë të përbashkët shtypi të mbajtur pas bisedimeve midis udhëheqësve, Erdogan tha se shpresonte se do të kishte një marrëdhënie të mirë pune me qeverinë e ardhshme gjermane.
Erdogan tha se Merkel kishte mbajtur gjithmonë një qasje të arsyeshme dhe të orientuar drejt zgjidhjes me Turqinë.
Ai tha se dëshiron që bashkëpunimi mes dy vendeve të vazhdojë. “I uroj çdo qeverie të re dhe kancelarit të saj çdo sukses,” tha ai.
Fjalën e mabjti edhe Merkel, e cila zbuloi edhe se për çfarë kishin folur, duke kritikuar në sy kështu edhe Turqinë.
“Ne nuk jemi këtu për të vlerësuar njëri-tjetrin. Ne i japim rëndësi bashkëpunimit tonë. Shumë gjëra janë zhvilluar në Turqi, kur shikojmë Stambollin në aspektin e infrastrukturës, vetëm këtë e shohim. Kur erdha në Ankara për herë të fundit, pashë se sa struktura administrative, administrata, njerëzit që jetojnë atje dhe sa të larta ishin rritur standardet pavarësisht problemeve ekonomike.
Si një aleate e NATO -s, Turqia është një partner i rëndësishëm për ne. Unë isha kritike rreth zhvillimeve për të drejtat e njeriut dhe liritë individuale. Unë gjithmonë e kam thënë këtë. Sigurisht, ne kërkuam zgjidhje, mund të kemi këndvështrime të ndryshme, jemi të lidhur gjeostrategjikisht me njëri-tjetrin, jemi të varur. Ne folëm në detaje për talebanët, për refugjatët, për Afrikën,”tha Merkel ndër të tjera.