18 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Merkel dhe Spahn: Shans për pushimet e verës edhe për të pavaksinuarit

by News Albania
09/05/2021
in Aktualitet, Bota
0
Merkel dhe Spahn: Shans për pushimet e verës edhe për të pavaksinuarit
40
VIEWS
Share on Facebook

Kancelarja Angela Merkel dhe ministri i Shëndetësisë Jens Spahn janë të një mendimi, se pushimet e verës në Europë së shpejti do të jenë të mundura edhe për ata që nuk janë vaksinuar.

Kancelarja Angela Merkel u shpreh optimiste, që pushimet e verës në Europë do të jenë të mundura edhe për ata që ende nuk janë vaksinuar ndaj koronavirusit. Nëse sheh incidencën e ulët në di savende europiane partnere si në Portugali, „atëherë jam optimiste, që edhe në përgjithësi do t’ia dalim për mundësitë ashtu si edhe verën e kaluar” , tha Merkel në samitin e BE-së në Porto të Portugalisë, ku ajo u lidh me video-konferencë nga Berlini. “Se që kur do të jetë e mundur kjo, nuk mund tat hem ende”, tha kancelarja.

Merkel më tej theksoi, se „Në Gjermani duket se e kemi përballuar edhe valën e tretë.” Atje ku incidenca është në rënie, edhe në Gjermani gradualisht do të ketë më shumë mundësi. “Shpresojmë që kjo të vlejë për të gjithë Europën”, shtoi ajo. Kancelarja theksoi, se mundësitë për pushime vere në Europë do të vlejnë ashtu si edhe verën e kaluar edhe për të pavaksinuarit.

Në samit është diskutuar edhe për për certifikatën e vaksinimit – të ashtuquajturën certifikata e gjelbër -, tha Merkel. Ndërkohë ekzistojnë kushtet teknike si dhe kompatibiliteti, megjithatë ende mbetet të sqarohen disa çështje përmbajtësore, si njohja reciproke e lëndëve të vaksinimit, që nuk janë licencuar në BE.

Ministri i Shëndetësisë në intervistë për „Rheinische Post” nënivzoi, që udhëtimi për pushimet e verës nuk od të jetë i varur prej vaksinimit. Ai sidoqoftë tërheq vëmendjen, për të vepruar me kujdes, sepse „hapja e shpejtë pengon suksesin e arritur deri tani.” Ministri këshillon që fillimisht të nisin aktivitete në hapësirë: gastronomia në mjedise të hapura si dhe organizime në natyrë apo vizita në kopshte zoologjike dhe aktivitete sportive në natyrë me numër të kufizuar pjesëmarrësish. Sigurisht që „në çdo veprimtari duhen respektuar normat  edistancës dhe të higjenës.”

Duke nisur nga kjo e dielë (09.05) të vaksinuarit ndaj koronavirusit dhe të shëruarit nga infeksioni gëzojnë sërish në Gjermani më shumë liri. Udhëzimi i vendosur së fundi nga Bundestagu dhe Bundesrati (parlamenti dhe këshilli federal) hynë në fuqi në mesnatë. Për të vaksinuarit dhe të shëruarit këtej e tutje shfuqizohen kufizimet sa i përket daljes dhe kontakteteve, po ashtu këto aktivitete vlejnë edhe për ata që paraqesin një rezultat negativ të testit ndaj koronavirusit.

Sipas të dhënave të Institut Robert Koch (RKI) në nivel federate incidenta shtatditore deri të shtunën ra në 121,5, ndërsa një ditë më parë shënonte 125,7 dhe një javë më parë ishte në vlerën 148,6. Brenda një ditë janë regjistruar 15.685 infeksione të reja me koronavirus.

DW

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania