“Po vetë, a do të bëjmë ndonjëherë ndonjë gjë”/ Gazetari “shuplakë” politikës
Gazetari Mentor Kikia, ndërsa reagon në lidhje me situatën kritike të zjarreve në vend, i jep një “shuplakë” të fortë klasës politike, ndërsa thekson se për çdo gjë kërkon ndihmë nga jashtë.
Në një postim në rrjetet sociale, Kikia shkruan se politika shqiptare kërkon ndihmë nga jashtë për çdo lloj situate, që nga zjarret, përmbytjet, tërmeti, e deri edhe për sherret e tyre politike.
“Gjithmonë me sytë nga jashtë për ndihmë!
Kur na bien zjarret, kërkojme helikopterë deri në Holande e Ceki!
Kur bie tërmet, kërkojmë qen nuhatës në Turqi e Kosovë!
Kur përmbytemi, na vijnë ndihmës edhe me pompa thithëse nga Kosova e Maqedonia!
Kur kemi sherre politike (me shumice ne fakt) kërkojme ndihmë nga ambasadoret dhe misionaret e Brukselit, të na i zgjidhin!
Kur duhet të zgjidhim një ngerc juridik, kushtetues e ligjor, i shkruajmë Komisiomit te Venecias për “një mendje”!
Po vete, a do të bëjmë ndonjëherë ndonjë gjë?”-shkruan Mentor Kikia.