11 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mediat serbe nxjerrin emrat e ideatorëve për ndarjen e Kosovës, mes tyre dhe Edi Rama

by News Albania
10/07/2020
in Aktualitet
0
21
VIEWS
Share on Facebook

Gazeta serbe Danas ka shkruar në lidhje me idenë e shkëmbimit të territorëve mes Serbisë dhe Kosovës, duke zbuluar edhe emrat e ideatorëve sipas tyre.

Sonja Biserko ka listuar 9 emra, mes tyre një institucion, East-West Institute në Nju Jork dhe 8 individë, ndërmjet tyre edhe kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama.

Në listë është edhe Aleksi, i biri i multimilardierit George Soros, i shumëdisktutuar në Shqipëri dhe Ballkan.

Shkrimi i plotë i gazetës Danas:

Për ta bërë të qartë tërë prapaskenën, aktorët e kësaj tendence, shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, për të cilën merreshin vesh Presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi….

… ishin East-West Institute nga Nju Jorku, ish ambasadori i SHBA-ve në Beograd Kameron Manter, Aleks Soros junior, Volfgang Petriç, ish i dërguari special për Kosovën nga BE-ja, Ivan Krastev, analist, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ndërsa në skenën vendore – Sonja Light, kryetare e Fondit beogradas për ekselencë politike, Ivan Vejvoda, bashkëpuntor i lartë i Institutit për Shkenca Shoqërore në Vjenë dhe Jelena Miliç, Drejtore e Këshillit të Atlantikut Veriore për Serbinë (CAES)- thotë për gazetën “Danas”, Sonja Biserko, kryetare e Komitetit serb të Helsinkit për të drejtat e njeriut, në përgjigje të pyetjes sesi e komenton deklaratën e ish këshilltarit të Presdentit amerikan për sigurinë kombëtare, Xhon Bolton, se liderët e Serbisë dhe Kosovës që në vitin 2018, kanë biseduar për mundësinë e shkëmbimit të territoreve si zgjidhje të çështjes së Kosovës, edhe përkundër kondërshtimeve publike nga ana e Presidentit Vuçiç.

Tërë kjo sipërmarrje, shton bashkëbiseduesja jonë, në opinionin publik ka qarkulluar si plan për “korrigjimin e kufinjve”. Kanë qarkulluar, shton Biserko, edhe shumë harta por askush nuk ka dalë publikisht me ndonjë plan konkret. Qeveria austriake ka mundësuar bisedën për këtë temë, kujton Biserko, kjo pikërisht në forumin Albah, në të cilin për herë të parë është biseduar zyrtarisht mbi “ndryshimin e kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë.

-Xhon Boltoni ka zbuluar atë që ishte tashmë e njohur. Është diçka e mirë që ai, si pjesë e këtij deal-i, e ka bërë këtë publike. Nuk ka më hamendësime. Sepse e tërë kjo përpjekje për ndarje nuk ishte transparente. Për të kujtuar, përveç dialogut të Brukselit, që duhej të kurorëzohej me normalizimin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës, na doli se, paskan ekzistuar edhe kanale të tjera dialogu në disa qendra ndërkombëtare, ku dialoguesit serbë dhe kosovarë kanë biseduar në fshehtësi mbi modalitetet e marrëveshjes përfundimtare politike. Karl Bildti në tekstin e tij autorial për Uashington Post-in në vitin 2018, ka thënë se liderët politikë serbë dhe shqiptarë po merren vesh për shkëmbime territoresh, gjë që, sikurse e komentonte ai, është recetë për destabilitet gjeopolitik. Kjo ide ka qënë përherë opsioni i vetëm i Beogradit, megjithatë, me këtë rast ajo ka tërhequr edhe vëmendjen e qarqeve udhëheqëse shqiptare, jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri- nënvizon Biserko.

Sipas fjalëve të saj ideja për “korrektimin e kufijve” është penguar nga Gjermania. Kjo ide, thjesht nuk mund të realizohej pa mbështetjen gjermane. Gjermania, dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, e bazon në perspektivën e antarsimit të Serbisë në BE. Rëndësia e Gjermanisë në Ballkan është tejet e madhe, gjë të cilën e anashkalojnë si Thaçi ashtu edhe Vuçiçi, konkludon Sonja Biserko.

Sipas mendimit të Goran Miletiçit, Drejtor për Organizatën europiane Civil Right Defenders, deklarata e Xhon Boltonit nuk është befasi për askënd, në mënyrë të veçantë jo në Serbi, sepse përfaqësuesit e pushtetit në dhjetë vitet e fundit e kanë paraqitur këtë model si thelb të zgjidhjes edhe të asaj që është në përputhje me idenë e Presidentit të Serbisë sipas së cilës, “Serbia duhet të marrë diçka”.

-Megjithatë, kjo zgjidhje është tejet e papërgjegjshme sepse do të thotë destabilitet jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por edhe për shumë të tjerë në rajon. Për këtë të çudit fakti që administrata amerikane ka inkurajuar këto bisedime, nëse deklarata është e saktë- thotë Miletiçi.
Bojan Pajtiçi, ish kryetar i Partisë demokrate serbe, thotë për gazetën tonë se deklarata e Xhon Boltonit është vetëm një prej pohimeve të shumta se jetojmë në një shtet në të cilin udhëheqin autokratët që nuk ndjejnë as kërkesën më minimale për të ndarë me qytetarët informcionet me rëndësi kombëtare.

-Gjithçka në Serbi ndodh nën qilim. Nën qilim ndahen subvencionet dhe punët pa tenderim, nën qilim bëhen bisedime mbi ndarje territoresh, nën qilim funksionon edhe shtabi i krizës për luftën kundër pandemisë. Gënjeshtra dhe spin doktorët janë arma bazë e regjimit serb- konkludon Pajtiçi.

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania