“Biond, urren gratë…”/ Mediat greke publikojnë “foton” e shqiptarit të rrezikshëm që vrau nënën 20-vjeçare.
Hetimet në lidhje me vrasjen e 20-vjeçares britanike në Greqi Caroline Crouch po vijojnë me ritme intensive dhe autoritetet i janë afruar shumë zbardhjes së plotë të ngjarjes. I dyshuar kryesor në krimin e rëndë është një shqiptar, ku sipas dëshmisë së bashkëshortit 32-vjeçar të Caroline, autori është bjond, i shkurtër, rreth moshës 40 vjeç dhe me tipare të ashpra. Dhe teksa vijojnë procesin e hetimeve, autoritetet kanë publikuar edhe skicën e cila përshkruan tiparet e mundshme të kriminelit. Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, nisur nga sjellja e kriminelit, arrihet në konkluzionin se ai i urren gratë, i keqtrajton ato dhe nuk i dridhet dora qoftë edhe për t’i vrarë!
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi rreth një muaj më parë në Greqi, në zonën Glyka Nera, ku disa grabitës hynë në vilën e 32-vjeçarit dhe bashkëshortes së tij Caroline për të vjedhur. Autorët e lidhën burrin ndërsa 20-vjeçaren e mbytën, dhe e gjitha ndodhi në sy të fëmijës së saj të mitur.