7 December, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Lajme

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

by News Albania
31/07/2024
in Lajme, Sociale
0
Media franceze “Public”: Zbuloni Shqipërinë, destinacionin ideal për pushime verore unike dhe ekzotike
38
VIEWS
Share on Facebook

Destinacioni me plazhet më të mrekullueshme parajsore për t’u vizituar këtë verë pa shpenzuar shumë para – është Shqipëria, sipas një artikulli të botuar në të përditshmen spanjolle “El Cronista”.

Në këtë periudhë të vitit, shumë turistë spanjollë kanë planifikuar destinacionet e tyre të pushimeve verore. Megjithatë, ka ende shumë njerëz që presin momentin e fundit për të vendosur!

Prandaj, duhet të keni parasysh shumë faktorë: transportin, akomodimin, ushqimin dhe aktivitetet të cilat të gjitha së bashku – mund të ndikojnë në buxhetin tuaj!

Ekzistojnë një sërë destinacionesh më të lira se Spanja – ndër të cilat ne rekomandojmë vendin mesdhetar, Shqipërinë – ku shpenzimet për ushqimin apo vizitat turistike do të jenë më të ulëta se në vendet e njohura dhe më të shtrenjta.

Shqipëria, vendi evropian me plazhe parajsore

Shqipëria është një destinacion magjepsës, me peizazhe malore, plazhe mahnitëse, ushqim të nivelit të lartë dhe gjithashtu një vend shumë i lirë.

Vendi mesdhetar është ende një diamant i pacënuar që pret të zbulohet nga shumë vizitorë.

Aktualisht, fluturimet vajtje-ardhje nga Spanja kushtojnë 53 euro duke e bërë atë destinacionin më të lirë për pushime jashtë vendit.

Shqipëria ka një natyrë të egër, një ndërthurje të kulturës se Lindjes dhe Perëndimit – dhe laget nga detet Jon dhe Adriatik në një vijë bregdetare prej rreth 400 kilometrash me ujëra blu transparente.

Fluturimet direkte nga Barcelona dhe Madridi për në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, u mundësuan një vit më parë.

Që nga viti 2014 – Shqipëria është një vend kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian (BE), monedha aktuale është leku dhe kostoja e jetesës është e përballueshme.

Akomodimi me qira nga një individ, kushton 10 euro nata, menuja ditore kushton 5 euro dhe një krikëll birrë kushton 1 euro.

Krahas kostos së udhëtimit, shpenzimet në vend nuk janë shumë të larta. Ushqimi, vizitat në pikat turistike apo aktivitetet e tjera ofrohen me çmime të lira.

Duke qenë shumë afër Spanjës, nuk do të shpenzoni shumë për udhëtimin në Shqipëri dhe do të vini re se çmimet janë dukshëm më të lira se në Spanjë.

Plazhet magjepsëse, qytetet historike plot me vizitorë dhe kultura të ndryshme do të jenë atraksione të shkëlqyera për t’u eksploruar! 

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

08/04/2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shkup: Protestë masive në mbrojtje të UÇK-së

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Shkup: Protestë masive në mbrojtje të UÇK-së

07/12/2025

Lezhë/ Eglantina Pjetrushi arbitre futbolli me stemën zyrtare të FIFA-s

07/12/2025

Rrëfim tronditës/ “Ma vranë djalin duke shkuar në punë, kërkoj vetëm drejtësi”!

07/12/2025

Editorial: Midis gjykimit dhe paragjykimit – rasti Balluku dhe rreziku i një precedenti të gabuar!

06/12/2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In