Artikulli në median e njohur italiane: Ju prezantojmë me 10 vende përrallore në Shqipëri!
Blogu i mirënjohur italian Sviaggia.it i ka kushtuar një artikull Shqipërisë.
Në shkrim flitet për 10 vende përrallore në Shqipëri.
Shkrimi i plotë
Një prej shteteve më të bukura që tashmë është i hapur për turistët është edhe Shqipëria. Ka shumë destinacione për të vizituar, por ne jemi përpjekur të zgjedhim disa prej tyre që nuk duhen humbur.
Do e nisim këtë eksplorim me Sarandën, një qytet që është i mirënjohur për rivierën e tij në Shqipëri. Saranda jo vetëm që mbahet për plazhet e mrekullueshme por gjithashtu edhe për jetën e natës të garantuar.
Gjirokastra është po ashtu e bukur, qytet në jug të Shqipërisë. Në këtë qytet ju rrethon sharmi dhe thesaret arkitekturore që datojnë nga koha turke, të përfshira në Trashëgiminë Botërore të Unescos.
Shqipëria është një vend që rrethohet nga deti dhe veçanërisht Himara, është një prej vendeve më të preferuara me plazhet më të bukura.
Parku Kombëtar i Valbonës ndodhet rreth 200 kilometra larg nga Shkodra, një vend ëndrrash ku është e mundur të lundrosh në liqenin e Komanit me varkë. Lugina e Valbonës është një xhevahir, 27 kilometra e gjatë e ndërthurur me lumenj.
Për të mos u humbur është edhe Parku kombëtar i Butrintit, një nga xhevahiret e fshehura të Shqipërisë, i gjendur pranë Sarandës. Ky park kombëtar konsiderohet si Trashëgimi Botërore, i mbrojtur nga Unesco që nga viti 1992.
Parajsa e vërtetë janë ishujt e Ksamilit, një grup prej tre ishujsh të vegjël që mund të arrihen me varkë nga qyteza e vogël e Ksamilit.
Siç e përmendëm edhe më parë, një nga panoramat më të mrekullueshme të Ballkanit, për të mos u humbur, është udhëtimi në liqenin e Komanit. I përshkruar shpesh si një nga udhëtimet me varkë më të bukur ën botë, ky udhëtim i dërgon vizitorët nga disa e Komanit për në portin e Fierzës.
Le të flasim më shumë për plazhet e Shqipërisë e këtë herë për Lukovën, një perlë jugore me rërë në butë dhe det të pastër. Të gjitha fasilitetet për të shijuar një ditë të bukur në plazh jua ofron ky vend.
E përfundojmë këtë udhëtim në Berat, gjithashtu pjesë e Trashëgimisë Botërore, për thesaret e tij të influencuara nga turqit, e po ashtu për bashkë-ekzistencën paqësore që karakterizon banorët e feve të ndryshme.