12 February, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Media britanike, Himara një copëz e parajsës shqiptare!

by News Albania
26/07/2024
in Aktualitet
0
Media britanike, Himara një copëz e parajsës shqiptare!
86
VIEWS
Share on Facebook

E vendosur midis detit Jon dhe maleve madhështore, Himara është një qytet i vogël në bregdetin jugor të Shqipërisë me plazhe spektakolare, shkruan Phoebe Cornish në të përditshmen britanike “Daily Express”.

Ksamili është cilësuar si një perlë e fshehur e Evropës verën e kaluar, por fshati turistik në Rivierën Shqiptare që atëherë ka fituar një reputacion krejt tjetër.

Plazhet e tij dikur të qeta, për të cilat vizitorët thonë se janë ende “të bukura”, janë mbushur me turistë – dhe vetëm disa pika ‘sekrete’ kanë mbetura për t’u zbuluar në zonë.

Megjithëse Ksamili mbetet një destinacion më i lirë krahasuar me Greqinë e afërt – kufiri i së cilës është vetëm 1 orë e gjysmë larg me makinë – Himara është alternativa ideale për pushime të qeta dhe pa turma vizitorësh.

Duke ndarë këshillat e udhëtimit për destinacionin shqiptar në blogun e tyre “Along Dusty Roads”, Andrew dhe Emily thanë: “Kur bëhet fjalë për bregdetin shqiptar, shumica e turistëve duhet të zgjedhin se ku do të qëndrojne për disa ditë ose më gjatë”.

“Për ne, Himara është një nga opsionet më të mira. Do të preferonim më shumë një qytet të vogël bregdetar, në vend të një plazhi me një zhvillim modern turistik që rritet rreth tij, dhe ku jeta sillet rreth sezonit të verës”, thanë ata.

“Ndërsa terreni i Himarës mund të duket paksa i ashpër, mungesa e hoteleve të bukura dhe resorteve të mëdha – do të thotë se ka kaq shumë hapësirë ​​të paprekur për t’u zbuluar”, thanë Andrew dhe Emily.

“Ne mendojmë se Himara është një zgjedhje e shkëlqyer – dhe një bazë për turistët që kërkojnë të shijojnë dhe eksplorojnë Rivierën Shqiptare, veçanërisht nëse jeni duke bërë një udhëtim rrugor me një makinë me qira”, shtuan ata.

“Në varësi të stilit të udhëtimit, adhuruesit e plazhit mund të kalojnë pesë netë këtu pa e vizituar të njëjtin vend dy herë”, thanë ata.

Plazhi Spille është plazhi kryesor në Himarë, i cili ndodhet pranë qendrës së qytetit. Është lehtësisht i aksesueshëm dhe ofron disa nga restorantet më të mira në qytet.

“Gjiri i Akuariumit i njohur edhe si Plazhi i Akuariumit është plazhi më i bukur në Himarë”, sipas blogerëve të udhëtimeve të “The Travel Folk”.

“Plazhi është i fshehur dhe i aksesueshëm vetëm nëpërmjet Plazhit të Livadhit ose qendrës së Himarës”, thanë ata.

“Himara ndihet si një copëz e parajsës shqiptare, me rërën e bardhë dhe shkëmbinjtë që krijojnë një liman të vogël”, tha themeluesja e “The Travel Folk” – duke folur për vizitën e saj në Shqipëri.

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Tiranë: Drejtori I Përgjithshëm I Policisë Ilir Proda falenderon për profesionalizëm dy punonjës të cilët neutralizuan dhe arrestuan grabitësin e bankës

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Tiranë: Drejtori I Përgjithshëm I Policisë Ilir Proda falenderon për profesionalizëm dy punonjës të cilët neutralizuan dhe arrestuan grabitësin e bankës

12/02/2026
Mes lotësh, përcillen për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Kola (VIDEO)

Mes lotësh, përcillen për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Kola (VIDEO)

12/02/2026
Qiratë e larta mbajnë ndezur inflacionin edhe në janar, rritja 2.3%

Qiratë e larta mbajnë ndezur inflacionin edhe në janar, rritja 2.3%

12/02/2026
Nga vrasja e Elvis Dedjes dhe e Emiliano Ramazanit, te porositë nga Dumani dhe vëllezërit Dizdari, rrëfehet i penduari i drejtësisë: Nuredini kishte në listë dhe…

Nga vrasja e Elvis Dedjes dhe e Emiliano Ramazanit, te porositë nga Dumani dhe vëllezërit Dizdari, rrëfehet i penduari i drejtësisë: Nuredini kishte në listë dhe…

12/02/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In