Një sherr masiv ka ndodhur ditën e sotme te zona e “Freskut” në Tiranë, ku dy vajza janë filmuar duke u zënë keq me njëra-tjetrën në mes të një turme me nxënës. Ndërkohë disa prej tyre përpiqen që t’i ndajnë, ato vazhdojnë të përleshen duke u kapur prej flokësh.
Në një video të publikuar nga JOQ, duket qartë i gjithë konflikti dhe momenti kur një prej vajzave i përplas kokën në mur tjetrës, ndërkohë që të gjithë të tjerët nuk ndërhyjnë për t’i ndarë por vetëm filmojnë. Ndërkohë shkaqet e nisjes së sherrit ende nuk janë bërë të ditura.













