Videoja që po shikoni vjen nga vendi i ngjarjes, pranë Urës së Nisharakut ku Preng Gjini ra pre e një atentati me tritol. Siç shihet edhe nga pamjet, 50-vjeçarin Gjinin e ka mbulluar gjaku, por pavarësisht plagëve të marra, ka mbetur i gjallë nga atentati.
Aktualisht, vëllai i Armando Gjinit që u ekzekutua në muajin gusht të vitit të shkuar në qendër të Rrëshenit ndodhet tek Spitali i Traumës në sallën kirurgjikale. Ai ka marrë dëme të mëdha dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Preng Gjini ra pre e një atentati me tritol, teksa udhëtonte me automjetin e llojit Mercedez Benz, të tipit “A Class”. Bashkë me të kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur, të cilët ndodheshin rastësisht pranë mjetit kur ndodhi ngjarja.













