22 January, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

ME VIDEO/ Në mes të ‘zjarrit’ me ambasadoren Kim, Tom Doshi grumbullon dhjetëra mbështetës nën ritmet e dedikimit personal, u jep dorën sikur Covid-19 të mos ekzistonte kurrë dhe shkel hapur rregullat e pandemisë

by News Albania
12/02/2021
in Aktualitet, Politikë
0
ME VIDEO/ Në mes të ‘zjarrit’ me ambasadoren Kim, Tom Doshi grumbullon dhjetëra mbështetës nën ritmet e dedikimit personal, u jep dorën sikur Covid-19 të mos ekzistonte kurrë dhe shkel hapur rregullat e pandemisë
93
VIEWS
Share on Facebook

Në mes të ‘zjarrit’ dhe debatit për kandimin e tij në zgjedhje apo jo, kreu i Partisë Social Demokrate Tom Doshi vijon të zhvillojë takime elektorale. Në videon e publikuar nga Dosja.al Doshi është pritur nga një dhjetëra njerëz, kryesisht djem të rinj dhe burra, të cilët kanë vënë në sfond edhe këngën e bërë posaçërisht për kreun e PSD-së.

Nën ritmet e muzikës dhe me një buzëqeshje në fytyrë, Tom Doshi futet mes turmës së njerëzve dhe sikur Covid-19 të mos kishte ekzistuar kurrë, u jep dorën shumë prej të pranishmëve. Këta të fundit kanë ‘harruar’ të vënë edhe maskat mbrojtëse ndaj Covid-19, të cilat spikasin tek tuk në qafën e ndonjërit. Nuk dihet saktësisht data e publikimit të këtyre pamjeve, por duke parë rrobat që mbajnë veshur dashamirësit e Doshit, tregon se filmimi i tyre nuk është i largët. https://streamable.com/e/z2gm6x

Takimet elektorale janë në fokus të uniformave blu aktualisht. Ishte vetë kryeministri Edi Rama ai që bëri thirrje se nuk duhet toleruar asnjë parti që bën grumbullime njerëzisht jashtë rregullav të pandemisë dhe duke mos repsketuar asnjë masë. Një ditë më parë u gjobit Endrit Braimllari me 5 milionë lekë të reja pasi më 7 shkurt të këtij viti mblodhi në Maliq, në një lokal një numër të madh njerëzish duke zhvilluar në atë mënyrë një aktivitet politik. 

Po për Doshin a do të ketë gjobitje?

Nga ana tjetër, pavarësisht thirrjeve të ambasadores së SHteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, për të mos kandiduar në zgjedhje, Doshi duket sikur nuk e ndal ‘hovin’.

Vetëm një ditë më parë, Kim deklaroi publikisht se ka marrë garanci nga numri një i qeverisë, kryeministri Edi Rama se Doshi nuk do të ketë asnjë post në asnjë qeveri socialiste. Kim shtoi se Rama i ka kujtuar faktin që ka qenë vetë ai që e ka përjashtuar deputetin nga radhët e Partisë Socialiste.

Nga ana e vetë deputetit Doshi nuk ka pasur asnjë reagim në lidhje mekëto deklarata por kjo nuk është hera e parë që ambasadorja përmend emrin e tij.  Vetëm pak ditë më parë, ambasadorja Kim, pas një sërë deklaratash publike ku kërkonte që partitë të merrnin përgjegjësitë dhe të ndalonin garimin e personave me rekorde kriminale në zgjedhje dhe shpërfilljen nga politike, foli me emra. Kim tha se Tom Doshi nuk duhet të jetë si alternativë për qytetarët në këto zgjedhje, duke argumentuar se Doshi është në listën e zezë të DASH dhe nuk i lejohet hyrja në territorin amerikan.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi u tregua diplomat kur tha se çdo gjë në lidhje me zgjedhjet është caktuar në Kushtetutë e duhet zbatuar, ndërsa socialistët nisën mbrojtjen e Doshit. Bushati i kujtoi sulmet në Capitol Hill ambasadores Kim duke shtuar se edhe SHBA-ja nuk është ‘imune’. Ndërsa Kryeministri Edi Rama, kyçi gojën, duke iu shmangur pyetjes, por mesa duket ka biseduar privatisht me ambasadoren. Vetë Doshi e sfidoi totalisht këtë thirrje të ambasadores, duke depozitua kërkesën për tu regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit.

Por pas deklaratës së Kim për përjashtimin e Doshit a do të japë një sqarim kryeministri Edi Rama? Po vetë deputeti?

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

Tags: covid-19tom doshi
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Ardita Sinani: Në Capitol Hill Washington, u dëgjua zëri i Luginës së Preshevës

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Ardita Sinani: Në Capitol Hill Washington, u dëgjua zëri i Luginës së Preshevës

22/01/2026

Kryeministri Rama dhe Ivanka Trump pas takimit në Vlorë largohen drejt Orikumit

21/01/2026

Video/ Foto/ Alesia Balliu, deklaratë të fortë kundër Xhelal Mëziut..

21/01/2026

Fier, lajm i fundit: Bie nga kati gjashtë “ngec” në katin e dytë ( Foto-Video)

21/01/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In