Juventus fitoi titullin e 9-të me radhë në Seria A, duke triumfuar kundër klubit Sampdoria me rezultat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në Allianz Stadium, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ndonëse edhe dy ndeshje kanë ngelur të zhvillohen në futbollin italian deri në fund të sezonit, Juventus ka tubuar 83 pikë në 36 ndeshje, 7 më shumë se Inter që ndodhet në vendin e dytë në tabelë.
Me titullin e ri, Juventus tani ka gjithsej 36 trofe të fituara në kampionatin italian.