Enriko Gjoka 12 vjeç, e vetmja dritë shprese e mbetur për familjen Gjoka, nuk ia dali t’i mbijetojë plagëve të marra nga shpërthimi i bombolës së gazit në hotelin e tyre në Velipojë. I mituri ndërroi jetë në Itali, 4 ditë pas ndarjes nga jeta të nënës së tij, Alketa Gjoka
Enriko së bashku me dy motrat, Klarisën, Danielën dhe nënën e tij u dërguan në Itali për kurim, por fatkeqësisht, asnjëri prej tyre nuk u kthye më gjallë në Shqipëri, duke i lënë një plagë të thellë kryefamiljarit Arbenit, i vetmi i mbijetuar, i cili prej vitesh jeton në emigracion.