Koncerti 5 ditor i Birrës së Korçës është përfolur prej javësh në Shqipëri dhe shkak u bë pjesmarrja e këngëtarit serb, Goran Bregovic. Mbrëmjen e djeshme, e cila përkoi dhe me natën finale të koncertit, kishte si të ftuar special këngëtarin serb Goran Bregovic.
Këngëtari e nisi koncertin e tij me këngën shqiptare “Kosovska”. Para se të ngjitej në skenë ku performoi për një orë, Bregoviç tha për mediat se ishte shumë i lumtur që merrte pjesë në një koncert të tillë. Ai ka thënë se ndihet i lumtur që ndodhet në këtë festë dhe shpreson që njerëzit të argëtohen me performancën e tij, por edhe ata vetë, duke qenë se kanë 2 vite që nuk janë në skenë për shkak të pandemisë.
“Jam i lumtur që jam këtu. Jam shumë i lumtur të jem këtu. Shpresoj t’ju pëlqej koncerti sot. Është verë, duhet të bëjmë qejf. Do të jetë qejf, hare, zbavitje, për ju dhe për ne që jemi në skenë. Sepse kemi 2 vite që nuk dalin në këto koncerte. Do të jetë një çmenduri dhe do të çmendeni, sepse nëse nuk çmendeni, s’jeni normalë”, tha Bregoviç.
I pyetur nga gazetarja nëse ka një mesazh për shqiptarët, ai tha: “Do të jetë çmenduri dhe do të çmendeni, sepse nëse nuk çmendeni, s’jeni normal”.
Mirëpo, sapo ai nisi këngët e tij në turmë u hodh gaz lotësjellës. Kjo solli shpërndarje të turmës, lotim madje disa përfunduan dhe në urgjencë. Policia arrestoi si autor të ngjarjes një 21-vjeçar, ndërkohë që mbrëmjen e djeshme shoqëri 8 persona në komisariat.
Sipas policisë i riu, Redon Leka, i cili është dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike dhe trafiqe të paligjshme ka hedhur kapsolla lakrimogjene, me qëllim cënimin e rendit dhe sigurisë publike në aktivitet, por menjëherë u kap nga shërbimet e policisë duke bërë që ky veprim të mos cënonte mbarëvajtjen e aktivitetit i cili u mbyll sipas programit.
Lëvizja Vetëvendosja është distancuar nga incidenti që ndodhi mbrëmjen e djeshme në koncertin e Birrës në Korçë, aty ku këndoi këngëtari serb Goran Bregovic. Me anë të një sqarimi për opinionin publik, ata bëjnë të ditur se nuk janë organizatorët e asaj që ndodhi.
Bashkia Korçë ende nuk ka dalë me një deklaratë publike për ngjarjen e djeshme, e cila e mbylli koncertin disa ditor në një formë aspak të denjë!