16 January, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Mbyllen hetimet për ish-punonjësen e “Iute Credit” në Fier…

by News Albania
26/05/2021
in Kronikë
0
Mbyllen hetimet për ish-punonjësen e “Iute Credit” në Fier…
121
VIEWS
Share on Facebook

Mbyllen hetimet për ish-punonjësen e “Iute Credit” në Fier, përdorte të dhënat e ish-klientëve sikur merrnin kredi, paratë “mbinin”në xhepat e saj (EMRI)

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet për një shtetase e cila akuzohet për veprën penale të “Mashtrimit në kredi” dhe “Falsifikimit të dokumentave” në 18 raste.

Bëhet fjalë për shtetasen Paula Buzi, punonjëse e institucionit financiar “Iute Credit”, e cila kishte mashtruar ish-klientët, duke përdorur të dhënat e tyre dhe falsifikonte dokumentet sikur ato kanë marrë kredi, por paratë i përfitonte vetë Buzi.

Në deklaratën e prokurorisë bëhet me dije se ish-klientë të kësaj dege kanë kallëzuar se në emër të tyre, janë përfituar kredi pranë shoqërisë “Iute Credit Albania Sh.A” Dega Fier, për të cilat ata nuk kanë aplikuar dhe nuk i kanë përfituar personalisht.

Deklarata e plotë e prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka përfunduar hetimin penal dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier procedimin penal nr.1247 të vitit 2019 në ngarkim të së pandehurës Paula Buzi (Dimo), e akuzuar për kryerjen e veprave penale te “Mashtrimit në kredi” parashikuar nga neni 146 i K.Penal, e kryer 18 herë dhe “Falsifikimit të dokumentave” të parashikuar nga neni 186/3 i K.Penal, e kryer 18 herë në dëm të viktimës Shoqëria Iute Credit Albania. Ky procedim penal është regjistruar mbi bazën e kallëzimit penal të shoqërisë “Iute Credit Albania Sh.A”, Tiranë në lidhje me disa raste të mashtrimeve në kredi nga ish-punonjësja e degës Fier, Paula Buzi.

Në vijim janë regjistruar dhe disa kallëzime penale të disa qyteterave, ish klient të kësaj dege, që kanë kallëzuar se në emër të tyre janë përfituar kredi pranë shoqërisë “Iute Credit Albania Sh.A” Dega Fier, për të cilat ata nuk kanë aplikuar dhe nuk i kanë përfituar personalisht. Pasi të gjitha këto kallëzime penale janë bashkuar në një procedim të vetëm penal dhe janë hetuar nga Seksioni i Posaçëm pranë Prokurorisë Fier, në përfundim të hetimit është provuar se, e pandehura në cilësinë e punonjëses së dhënies së kredive pranë Filialit Iute Credit Dega Fier, ka falsifikuar dokumentat e dhënies së kredive në emër të klientëve të mëparshëm të këtij filiali me qëllim përvetësimin për llogari të saj të shumave të kredive.

Gjatë hetimit të hetimit të këtij procedimi penal, Prokuroria e Fierit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Institutin e Policisë Shkencore Tiranë kanë kryer mbi 35 (tridhjetë e pesë) akte ekspertimi grafik shkrimi dhe nënshkrimi lidhur me verifikimin e të gjitha rasteve të kallëzuara. Në përfundim, ka rezultuar se praktikat e marrjes së kredive nuk janë nënshkruar nga personat, në emër të të cilëve rezultojnë të nënshkruara, por janë fallsifikuar nga e pandehura Paula Buzi duke përfituar dhe shumat përkatëse. Nëpërmjet publikimit të këtij rasti kriminal, organi i prokurorisë sensibilizon të gjithë qytetarët që të denoncojnë në polici dhe prokurori çdo rast abuzimi lidhur me përvetësimin e kredive në emër të tyre nga persona të tjerë dhe të mos bien preh e skemave mashtruese në marrjen e kredive.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shkodër: Përmbytjet dhe dëmet që janë identifikuar

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Shkodër: Përmbytjet dhe dëmet që janë identifikuar

15/01/2026

Groenlanda, Trump, Nato dhe Europa! Situatë sa kaotike aq dhe e rrezikshme për paqen!

15/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit, zbardhen emrat e personave të arrestuar, mes tyre edhe një grua

Në “gjueti” të qitësit të Çopjave/ Policia kthehet në vendlindjen e Altin Ndocit, kontrolle në banesën e tij në Pukë

15/01/2026
Pasojat e përmbytjeve në Lezhë, mbi 1700 hektarë të dëmtuara, sektorët më të prekur

Pasojat e përmbytjeve në Lezhë, mbi 1700 hektarë të dëmtuara, sektorët më të prekur

15/01/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In