Konferenca e Kryetarëve ka konfirmuar sot zhvillimin e mbledhjeve të Komisioneve Parlamentare me praninë fizike të deputetëve. Mësohet se palët parimisht kanë rënë dakort për prani fizike të të gjithë deputetëve, por me disa kushte. Që të jenë të pranishëm në mbledhje, anëtarët e komisioneve duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testin PCR me rezultat negativ të kryer jo më herët se 48 orë përpara mbledhjes.
Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve u diskutua edhe ngritja e komisioneve hetimore për tre çështje të adresuara nga Partia Demokratike, për zgjedhjet e 25 prillit, rritjen e çmimeve dhe çështja “Becchetti”. Vetë kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj deklaroi se me vendimin e marrë për zhvillimin e Komisioneve Parlamentare fizikisht u kthye ligjshmëria në Kuvend. Në një deklaratë jashtë Kuvendit, pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Rushaj tha se në seancën plenare të 14 tetorit, kur do të mblidhet dhe Kuvendi i Shqipërisë do të diskutohet dhe për tre komisionet hetimore.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, thotë se do të diskutohen vetëm parimet dhe objekti i hetimit, pasi ngritja e këtyre komisioneve është e detyruar. Balla shtoi se deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka kërkuar që të jetë pjesë e komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. I pyetur për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e mandatit të anëtarëve të Vettingut, Balla tha se PS-jado të kërkojë një shtyrje deri në qershor të vitit 2024 gjë që shpreson që të miratohen brenda këtij viti.
Projekt-vendimi:
Zhvillimin e mbledhjeve te komisioneve te perhershme te Kuvendit duke respektuar distancimin fizik te deputeteve dhe masat e tjera mbrojtese per parandalimin e perhapjes se infeksionit te shkaktuar nga COVID-19. Per te marre pjese ne mbledhjet e komisioneve deputeti dorezon prane sekretarise se komisionit certifikaten e vaksinimit ose testin PCR negativ te kryer jo me vone se 48 ore perpara fillimit te mbledhjes.
Me dakortesine e kryesise se komisionit parlamentar mbledhjet mund te zhvillohet edhe ne distance nepermjet mjeteve te komunikimit elektronik, me terminal te pavarur deri ne perfundimin e gjendjes se epidemise se shkaktuar nga COVID-19.
III. Ngarkohet Sekretari i Pergjithshem per mbeshtetjen me burime njerezore dhe logjistike te nevojshme per te siguruar zhvillimin e mbledhjeve te komisioneve parlamentare dhe marrjen e masave mbrojtese te nevojshme per parandalimin e perhapjes se infeksionit te shkaktuar nga COVID-19.
Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.