“Masakër” me inerte në Kavajë, mbetjet ndërtimore hidhen pa kontroll
Ky territor është pjesë e zonës industriale të Kavajës ku dikur ngrihej fabrika e qelqit. Aktualisht, ai është shndërruar në vendgrumbullim të paligjshëm të mbetjeve të ngurta. Subjekte të ndryshme, por edhe individë që ndërtojnë vijnë dhe depozitojnë këtu inertet dhe askush nuk kujdeset për to.