22 July, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home ShowBiz

Mbeti pa para dhe të dashur në mes të Nju Jorkut, historia e rikthimit të 20-vjeçares Trejsi Sejdini në Shqipëri

by News Albania
25/07/2020
in ShowBiz
0
46
VIEWS
Share on Facebook

“Tani kam mamin që m’i ka qa nja dy foto dje, po kam edhe Klevin, fotografin tim që rri gjatë gjithë kohës me mua”, u shpreh ajo. Ndërkohë, në rrjetet sociale nuk kanë munguar pyetjet e ndjekësve se cila është arsyeja që Trejsi e la Amerikën, ku shkoi për t’u përfshirë në ndonjë projekt të rëndësishëm si modele.

Le ta nisim historinë fillimish nga vetë rrëfimet dhe veprimet e saj. Ish-miss Universe ndodhej në SHBA gjatë karantinës dhe e vetmja mënyrë argëtimi për të ishte ‘Tik Tok’. Në disa video që publikonte herë pas here, Sejdini zbuloi edhe disa detaje nga jeta e saj.

Me anë të një videoje me alternativa, modelja tregoi se preferon meshkujt para femrave, tatuazhet më shumë se pirsing dhe hashashin më shumë se alkoolin. Pak kohë më parë, ajo njoftoi se do të zhvendosej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të provuar karrierën si modele dhe nuk vonoi shumë tek u pa të postonte foto nga Nju Jorku, ku edhe mori pjesë në sfilatën e parë në javën e modës atje.

Trejsi hapi shfaqjen e Raul Penaranda, duke prezantuar koleksionin e 21-të të markës, ku u pa të dilte në pasarelë e veshur me një fustan të zi, momente të cilat i shfaqi me disa foto në “Instagram”.

Me largimin nga Shqipëria, Trejsi la pas jetën e saj gjithë telashe me të dashurin problematik, për të filluar një jetë të re në SHBA. Kujtojmë që ajo u përfshi në një skandal policor, pasi ish-i dashuri i saj, Leonard Duka, (tashmë në kërkim), vrau ish-efektivin Santiago Malko.

Gjithashtu, pak kohë më parë u publikua një video ku raportohej se Trejsi u rrah brenda makinës së saj nga disa djem. Por cila ishte strategjia e saj për të deklaruar se ajo po mbyllte një kapitull të errët të jetës së saj në Shqipëri, për të nisur një tjetër në SHBA? Hapi i parë ishte të deklaronte se ishte ndarë nga i dashuri problematik.

Gjatë një interviste në “RTV Ora”, ajo foli për jetën e saj private dhe u shpreh se momentalisht ishte single, duke deklaruar kështu ndarjen nga i dashuri i saj në arrati, Duka.

Pyetjes: “Aktualisht, je single apo në një lidhje?”, ajo iu përgjigj: “Për momentin, jam single. Kjo nuk do të thotë që tani duhet të më suleni të gjithë dhe të filloni me provokimet tuaja”.

Për shkak të historisë së saj me një prej kokave të bandave, ajo sot është një emër mjaft i lakuar edhe në median rozë. Por ndërsa mbylli këtë kapitull, për të nisur një të ri jashtë Shqipërisë i duheshin shumë para. Me sa duket, pas atij projekti të vetëm, edhe për shkak të stopimit të eventeve për shkak të pandemisë, Trejsi e tregoi vetë se u gjend në një situatë të vështirë ekonomike në SHBA.

Me anë të një video live në “Instagram”, ajo deklaroi se nëse në SHBA nuk punon, nuk arrin do të jetosh.

“Sa të mësohesh. Tani që është kjo karantina se mërzitëm në shtëpi vetëm. Por këtu ke ku me dalë, kur ke njerëz që takon, del e bën. Unë më përpara kur kisha jetë normale, dilja pothuajse përditë që pija ndonjë gjë. Nuk është se mërzitesh. Bën punë gjithë ditës dhe kur ke me çfarë të merresh, ikën dita dhe nuk kuptohet. Kur nuk ke me çfarë të merresh, nuk jetohet. Jo vetëm për të ardhura, për mundësi, por nuk jetohet. Ç’do bësh? Nuk ka kohë të merret kush me ty, me pi kafe në Bllok, se të gjithë kanë punët e veta”, u shpreh Trejsi. E, sipas njerëzve pranë saj, kjo ka qenë edhe arsyeja e rikthimit në Shqipëri, mungesa e një partneri dhe kryesorja mungesa e parave.

Ajo vendosi të linte Shqipërinë para 6 muajsh, duke bërë strategjinë e saj për “të fshirë” nga jeta të shkuarën e errët dhe për t’ia nisur nga fillimi.

Të shohim se cilat do të jenë angazhimet e saj pas pushimeve në plazhet e Jugut.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania