Florian Marku, u është përgjigjur akuzave se kishte zgjedhur kundërshtar të lehtë, pas triumfit në ndeshjen e mbrëmshme në “Air Albania”.
Marku ka hasur vështirësi dhe sipas komentatorëve britanikë të Sky Sport bëri disa gabime gjatë përballjes me Miguel Parra Ramirez, i cili u tregua i pamëshirshëm duke e rrëzuar boksierin shqiptar në tokë.
Pasi gjyqtarët i akorduan fitoren me pikë, Marku iu përgjigj akuzave duke pranuar se ndeshja nuk ishte aspak e lehtë për të.
“Të gjithë ju që thatë se ishte i dobët. E patë sot! Meksikanët janë shumë të fortë në këtë sport. Ata vijnë për të luftuar”, deklaroi Marku duke mos kursyer as falenderimet për organizimin madhështor të eventit në Tiranë.