Marina dhe reperi Getoar Selimi, kanë qenë në krye të mediave rozë, pasi dyshja priten të bëhën së shpejti prindër.
Në media gjithashtu, ka qarkulluar edhe lajmi i gjinisë së bebes si dhe emri që kanë menduar për të.
Ditën e sotme, faqja e famshme në rrjetin social “Instagram” – Vipat e Bllokut, kanë publikuar një fotografi të moderatores, Marina Vjollca, me barkun e rrumbullakosur.
Në fotografinë e publikuar nga ‘Vipat e Bllokut’, që sipas tyre është ajo Marina që mban barkun dhe është duke realizuar një set fotografik. Ende nuk kemi asnjë reagim nga ana e dyshes rreth këtij lajmi dhe pasi ata po tregohen të rezervuar.