Lezha është e lidhur në mënyrë të veçantë me heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Kështu,kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu,
si nje njeri me vlera atdhetare dhe patriotike, ka mbështetur fuqishëm respektimin e kësaj figure kombëtare edhe përtej trojeve shqiptare.
Pjerin Ndreu ka bashkëpunuar me Komunen e Trentos Itali, ku është vendosur memoriali i Gjergj Kastriot
Skenderbeut, me angazhimin e shkelqyer te drejtueses së shoqates “Teuta”, lezhjanes së jashtëzakonshme Leonora Zefi, me prezencën e Elisabetta Bozzarelli, Këshilltare e Komunës së Trentos, Itali, e ngarkuar per Kulturen Rinine dhe Sportin,
Franco Laneselli, Kryetari i Komunes së Trentos., Konsujve te Pergjithshem të Shqipërisë dhe Kosovës në Milano dhe shumë personaliteteve lokale italiane e pjesëtare te komunitetit shqipetar qe jetojne ne Trento e përreth.
Me këtë rast u mbajt një konferencë me referate për heroin tonë kombetar, ku referoi dhe drejtuesi i muzeut Lezhe, Paulin Zefi, e cila vijoi me ceremoninë e zbulimit te memorialit. Të pranishmit nga Shqipëria shprehën mirenjohje të thellë per nderin qe iu be gjithë shqiptarëve, me vendosjen e memorialit te heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti, si dhe per mbeshtetjen qe i japin komunitetit shqipetare, për integrimin ne jeten shoqerore italiane.


