Nuk ka dashuri më të madhe se ajo për vendin tim ! Në fakt është dashuri e dhimbje. Dashuri sepse këtu kam gjithçka, emocionet, fëmijërinë, familjen, kujtimet, pasionet, hapat e ëndrrat e para, lotët, ndjenjat, përkëdheljet, vendprehjet e të parëve, mërzitjet, por edhe buzëqeshjet, rrugicat, gjurmët… Por edhe dhimbjen, për pamundësinë, largimin, korrupsionin, krimin, shkatërrimin, zbehjen, humbjen, mënjanimin ! Shqipëria është dashuria dhe dhimbja ime më e madhe ! Nuk do të doja asgjë më shumë se të shikoja që vendi im, vendi ynë të ecë para ashtu siç duhet ! Nuk do të rresht kurrë së thëni fjalë për vendin tim sepse nuk ka gjë më të fortë se dashuria e dhimbja të bëra bashkë ! 🇦🇱❤️ Nuk do rresht kurrë së thëni se vendin tim e dua ! ❤️
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka