11 November, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Lajme

Maran hap listën e madhe, rreth 50 ftesa për Kombëtaren, mes tyre 3 lojtarë të Dinamo City

by News Albania
15/09/2026
in Lajme, Sport
0
Maran hap listën e madhe, rreth 50 ftesa për Kombëtaren, mes tyre 3 lojtarë të Dinamo City
31
VIEWS
Share on Facebook


    

Federata Shqiptare e Futbollit, ka bërë të ditur se lista zyrtare e Kombëtares për ndeshjet e radhës, do të publikohet më 18 shtator, në të njëjtën kohë me konferencën për shtyp të trajnerit Rolando Maran.

Por pas kësaj liste, pritet të fshihet një panoramë shumë më e gjerë e futbollistëve të vëzhguar nga stafi i trajnerit italian.

Sipas informacioneve ekskluzive që Top Channel disponon nga burimet e gazetarit Endi Tufa, Rolando Maran, ka shpërndarë rreth 50 ftesa në funksion të këtij grumbullimi.

Natyrisht, kjo nuk do të thotë se të gjithë këta lojtarë do të jenë pjesë e listës përfundimtare. Trajneri ka dashur të ketë një panoramë sa më të gjerë, të vlerësojë gjendjen e lojtarëve dhe të shohë nga afër edhe disa profile të reja.

Për këtë arsye, lista përfundimtare pritet të jetë më e gjerë se zakonisht. Maran kërkon të ketë alternativa në dispozicion dhe njëkohësisht të testojë disa emra që mund të bëhen pjesë e Kombëtares në të ardhmen.

Një prej risive është Sabah Kerjota. Sulmuesi shkodran i Hearts, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij në Skoci dhe veçanërisht me golin e shënuar në minutën e 96-të, që i dha skuadrës së tij fitoren 2-1 ndaj Dundee-t më 6 shtator.

Risi priten edhe nga Dinamo City, me Klevi Qefalian, Usni Ismailin dhe Naser Alijin në listën e pritjes dhe të vëzhgimit.

Qefalia dhe Ismaili janë emra të rinj për Kombëtaren A, ndërsa Aliji ka pasur më parë eksperiencë me fanellën kuqezi dhe mund të rikthehet në konsideratë.

Mungesa dhe rikthime
Sa i përket situatës së lojtarëve, mungesa e konfirmuar është ajo e Thomas Strakoshës. Portieri kuqezi ka pësuar një frakturë në kyçin e dorës dhe pritet të qëndrojë jashtë për të paktën katër javë, duke humbur kështu të katërta ndeshjet e këtij cikli. Në anën tjetër, Ernest Muçi është rikthyer në aktivitet dhe po vjen në një moment të mirë, ndërsa Rey Manaj dhe Taulant Seferi janë gjithashtu kandidatë për rikthim në grup. Nazmi Gripshi mbetet në dispozicion dhe nuk ka arsye të klasifikohet si mungesë për shkak dëmtimi.

Seanca e parë stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet të hënën, më 21 shtator, ndërsa Shqipërinë e presin katër ndeshje në një hark shumë të shkurtër kohor.

26 shtator, ora 20:45 – Shqipëri-Bjellorusi

29 shtator, ora 20:45 – San Marino-Shqipëri

3 tetor, ora 15:00 – Finlandë-Shqipëri

6 tetor, ora 20:45 – Shqipëri-San Marino

Me rreth 50 ftesa të shpërndara paraprakisht, trajneri italian po kërkon të ketë një panoramë të plotë përpara vendimit final. Në listën e tij janë emrat e konsoliduar, rikthimet, por edhe futbollistë që mund të marrin për herë të parë një mundësi me Kombëtaren A. Lista zyrtare e 18 shtatorit do të zbulojë se cilët prej tyre do të jenë pjesë e grupit, por sinjalet janë të qarta: Maran po zgjeron ndjeshëm rrethin e lojtarëve të vëzhguar.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania