Sigurohen mbi 500 milionë doza Pfizer, Manastirliu: Gati për aplikimin e dozës së tretë.
Vendi ynë ka siguruar 500.760 doza të vaksinës përmes kontratës të nënshkruar me Pfizer, duke e çuar kështu në 3 milionë doza të siguruara brenda këtij viti. Lajmi është bërë me dije ditën e sotme nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Maanastirliu gjatë mbledhjes së Komisionit për Ekonominë dhe Financat.
Ajo bëri me dije se nëpërmjet COVAX do të mbërrijnë edhe dy dërgesa të vaksinave brenda vitit, ndërsa shtoi se me rritjen e disponiobilitetit të vaksina, vendi ynë mund të bëhet gati edhe për aplikimin e dozës së tretë.
Përsa i përket marrëveshjes të cilën ne miratojmë sot, për këtë furnizim me 500,760 doza vaksine, qeveria ka miratuar edhe kryerjen e pagesës direkte për blerjen e këtyre vaksinave që i hap rrugë sigurisht edhe furnizimit tashmë me këto vaksina, sipas kalendarit të miratuar në këtë marrëveshje. Nëpërmjet instrumentit të Covax tashmë jemi lajmëruar që në muajin tetor do të kemi edhe 188 mijë doza vaksine që mbërrijnë në Shqipëri nëpërmjet këtij instrumenti, ku Shqipëria ka parapaguar rreth 4 milionë dollarë.
Ndërkohë që pritet që sërish nëpërmjet instrumentit Covax të mbërrijnë dhe rreth 370 mijë vaksina të cilat janë gjithashtu planifikuar për të mbërritur brenda këtij viti. Sigurisht kjo është një kontratë e cila do të na japë mundësinë jo vetëm për të siguruar vazhdimësinë e vaksinimit për popullatën +18 vjeç, por është edhe pararendje, për çdo vendim të Komitetit të Vaksinimit dhe Komitetit të Imunizimit në raport me dozat e treta të cilat disa vende i kanë filluar.