20 April, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Manastirliu: Sezon turistik i sigurtë/ hapim 28 qëndra shëndetësore verore 24 orëshe

by News Albania
08/06/2020
in Ekonomi
0
29
VIEWS
Share on Facebook

Sezon turistik i sigurt, Manastirliu: Hapim 28 qendra shëndetësore verore 24 orëshe

Nga qendra e re shëndetësore e Golemit, e rehabilituar në kuadër të programit të 300 qendrave shëndetësore, Manastirliu deklaroi se 133 mjekë dhe infermierë do të shërbejnë në qendrat shëndetësore, të cilët do të kenë një protokoll të posaçëm për identifikimin e rasteve me COVID19. Ka nisur edhe programi i dezinsektimit, për një sezon turistik të sigurt

Kavajë, 8 Qershor – “28 qendra shëndetësore verore do të hapen pranë zonave turistike me shërbim 24/7 për të garantuar një sezon turistik të sigurt”. Nga qendra e re shëndetësore e Golemit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta deklaroi se, pavarësisht situatës së përballjes me COVID19, kanë vijuar pa u ndalur investimet në shëndetësi. Qendra shëndetësore e Golemit është rehabilituar plotësisht në kuadër të programit kombëtar të 300 qendrave shëndetësore dhe është gati për t’i shërbyer, jo vetëm 12 mijë banorëve të kësaj zone, por edhe pushuesve të shumtë gjatë sezonit turistik. Si kjo qendër, do të jenë 28 qendra shëndetësore që hapen më datë 15 qershor në zonat turistike bregdetare dhe ato malore.
“Hapim si çdo vit 28 qendra shëndetësore përgjatë vijës bregdetare por edhe në zonat turistike malore. Do të jenë 133 mjekë dhe infermierë që do të shërbejnë në këto qendra verore si dhe kemi marrë masa për pajisjen e tyre me barna dhe materiale mjekësore. Do të ketë gjithashtu një koordinim nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore me postacionet e autoambulancave, për një sezon turistik të sigurt”, tha Manastirliu.
Duke kërkuar vigjilencë maksimale për respektimin e mjeteve të mbrojtjes personale dhe masave në këtë situatë epidemie, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi se vëmendje të posaçme do të ketë protokolli i sigurisë sa i takon COVID19.
“Këto qendra shëndetësore verore, me stafin e tyre, do të kenë një protokoll për identifikimin e rasteve të dyshuara për COVID19 dhe nëpërmjet urgjencës kombëtare do të organizohet puna edhe në këto qendra, për kufizimin e përhapjes së infeksionit”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se ka nisur edhe programi i dezinsektimit, sipas zonave të përcaktuara nga Instituti i Shëndetit Publik, për të garantuar një sezon turistik të sigurt.
Sipas urdhrit të Ministres së Shëndetësisë, zonat ku do të hapen qendrat shëndetësore verore janë: Razëm, Valbonë, Tamarë, Theth, Plazhi Currila, Gjiri i Lalzit, Darëzes, Zvërnec, Qeparo, Pogradec, Rrjoll, Tale, Velipojë, Shëngjin, Durrës, Shkëmbi Kavajës, Golem, Mali i Robit, Divjakë, Plazhi i Vjetër Vlorë, Radhimë, Dhërmi, Drimadhes, Himarë, Orikum, Ksamil 1, Ksamil 2, Borsh, ku shërbimi shëndetësor do të funksionojë 24/7 në periudhën 15 Qershor— 31 Gusht 2020. VM D.D

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Mbeti i lënduar në protestën e opozitës, Aulon Kalaja: Kallëzim penal kundër oficerëve që ushtruan dhunë ndaj meje

Mbeti i lënduar në protestën e opozitës, Aulon Kalaja: Kallëzim penal kundër oficerëve që ushtruan dhunë ndaj meje

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Një histori e rrallë dhe prekëse vjen nga fshati Baban i Devollit

20/04/2026

Fier: Ndodh edhe kështu! I dehur bën njoftim të rremë policicisë se ka vrarë gruan!

20/04/2026

Policia-Shqipëri – Mbretëri e Bashkuar, model suksesi

20/04/2026
Mbeti i lënduar në protestën e opozitës, Aulon Kalaja: Kallëzim penal kundër oficerëve që ushtruan dhunë ndaj meje

Mbeti i lënduar në protestën e opozitës, Aulon Kalaja: Kallëzim penal kundër oficerëve që ushtruan dhunë ndaj meje

20/04/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In