Manastirliu: Kufizoni kontaktet. Në festa do të ketë masa shtesë!
Nga Qendra Shëndetësore nr. 9 në Tiranë, ministrja e Shëndetësisë, paralajmëroi se për festat e fundvitit, do të ketë kufizime të reja. Strategjia për të ulur sa më shumë rrezikun e përhapjes së infeksionit tha ministrja, do të bëhet e ditur në vijim. Por tani, me rëndësi, shtoi Manastirliu, është kufizimi i kontakteve.
“Rekomandimet dhe të gjitha masat e mëtejshme që ne do marrim do bëhen me dije për të gjithë qytetarët sa i përket strategjisë qoftë dhe për festat e fundvitit, kufizimi i kontakteve është shumë i rëndësishëm, le të festojmë në familje këtë vit. E rëndësishme tani të jemi sa më shumë vigjilentë e të impenjuar për të ruajtur masat e nevojshme për t’i pasur gjatë dhe pas festave, distancimi, maska dhe higjiena”, tha Manastirliu.