12 September, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Shëndetësi

Manastirliu jep 3.4 miliard për 2 ditë “gjarpërinjëve” të Shëndetësisë

by News Albania
27/01/2021
in Shëndetësi
0
67
VIEWS
Share on Facebook

Manastirliu i jep 3.4 MLD për 2 ditë nga paratë e shqiptarëve “gjarpërinjve” të fuqishëm të Shëndetësisë!

Ashtu siç kemi shkruar edhe në artikujt tanë të mëparshëm, TRUSTET e formuara në sektorin e Shëndetësisë midis oligarkëve me kompanitë e tyre që përfitojnë MILIARDA LEKË në vit nga taksat e shqiptarëve, vazhdojnë të zbatojnë skemat e tyre të frikshme të përfitimit të parave publike.

Të pahetuar nga organet ligjvënëse, me para të jashtëligjshme në xhep, në llogari bankare, të harxhuara me lukse të shfrenuara, para që i depozitojnë në të tjera biznese për t’i pastruar sepse nuk kanë si i justifikojnë… Është kjo pak a shumë panorama e jetës së një oligarku. Përsa i përket “gjarpërinjve” të Shëndetësisë (të etiketuar kështu për shkak të simbolit të Shëndetit, i mbështjellë nga dy gjarpërinj që kanë rrethuar boshtin e parave publike të këtij sektori), ata nuk ndalen së marri tendera herë vetëm e herë sëbashku.

Në procedurat e prokurimeve publike që do analizojmë ditën e sotme bëhet fjalë për të njëjtin çift dhe bashkëpunëtorin e tyre, aferat klienteliste të së cilëve i kemi bërë publike edhe më parë. Çudia në këtë mes është se asnjë institucion të supozuar si ligj-zbatues, nuk nis hetime për këta persona që përfitojnë paratë e popullit nëpërmjet institucioneve shtetërore në paligjshmëri.

Janë dy pyetje që bien në këtë mes: E para, cilat janë lidhjet e forta që oligarkët kanë futur në zbatim për të përfituar para nga Buxheti i Shtetit nëpërmjet këtyre mënyrave dhe e dyta a është ekzistent KLSH dhe SPAK për mënyrën se si menaxhohen paratë publike dhe kush përfiton nga ato? Nëse po, pse nuk nis një hetim, dhe nëse jo? A ka rënë ky institucion dhe cilat janë arsyet që nuk ndërmerr veprim?

Bëhet fjalë për 2.2 MILIARD LEKË plus 1.2 MILIARD LEKË brenda dy ditësh, përkatësisht në datat 20 dhe 21 Janar, vlerë tenderash për çiftin Rizaj, miliarderët e sektorit të Shëndetësisë dhe partnerin e ortakun e tyre prej shumë kohësh, përfitues në të njëjtin sektor, të tenderave me REDFLAG, Skënder Lufin.

Kompanitë e tyre OES DISTRIMED dhe MONTAL në bashkim, në të dy tenderat e hapur nga Ministria e Shëndetësisë janë shënuar me FLAMUJ TË KUQ për “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit.”

E çuditshme në të dyja procedurat është se kanë marrë pjesë të njëjtat kompani, ndër to edhe BIOMETRIC e Artur Kadaresë, një prej kompanive të TRUSTIT të treshes së famshme. Në të dyja rastet kompania e Kadaresë nuk ka paraqitur dokumentacion, pra ka marrë pjesë në garë fiktivisht për të bërë të ligjshëm procesin e përfitimit të miliardave për miqtë e tij.

Vetëm në vitin 2019-2020, Skënderi Lufi ka përfituar 1.1 MILIARD LEKË nga Institucionet e Aparatit të Ministrisë së Shëndetësisë, transaksione nga Buxheti i Shtetit.

Përsa i përket Orjada dhe Ermal Rizajt, përfituesve të 12 MILIARD LEKË në vlerë tenderash nga paratë e shqiptarëve me kompaninë e tyre OES Distrimed, për vitin 2019-2020 ata kanë përfituar transaksione nga Buxheti i Shtetit në vlerë 1 MILIARD LEKË PA TVSH.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania