Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur sot për shtimin e rasteve me koronavirus në vend ne emisionin opinion.
Ajo u shpreh se shtimi i rasteve të reja nuk vjen si pasojë e shtimit të testimeve por është pasojë e hapjes dhe mos respektimit të protokolleve të sigurisë.
“Është një situatë që reflekton rihapjen vjen me numra të shtuara . Ka patur një shtim të rasteve krahasuar me një javë më parë. Ka disa fajtorë që lidhen me mos respektimin e protokolleve. Testet janë një rrjedhojë dhe arsye për të bërë në momentin që janë një hetim epidemiologjik. Karantina na dha një panoramë të qartë të situatës. Ne e kemi thënë që në fillim se është një realitet i ri. Hapja kërkon zbatimin e protokolleve rigoroze, duhen mbajtur maskat aty kur nuk ruhet dot distancomi fizik. Përgjegjësia kryesore e jona është sigurimi që mjekët dhe infermierët të jenë të mbrojtur. Ne do të jemi të rrezikuar nëse nuk zbatojnë protokollet.”- tha Manstirliu. Dd
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka