Policia e Lezhës u informua për të shtënat me armë zjarri në ishull Lezhë nga nëna e Kristjan Sherrit. Pas vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha nga Aldi Marku, shoku i tij telefonoi të ëmën për ti treguar se çfarë kishte ndodhur. I riu i ka rrëfyer nënës se po i vrisnin e në këtë mënyrë ajo ka lajmëruar sallën operative të policisë së Lezhës.
Armando Marku dhe Kristjan Sherri ditën e ngjarjes kanë qenë duke pirë kafe në Lezhë dhe Aldi Ramën dhe kishin shkuar për të konsumuar lëndë narkotike në zonën e Vainit.
Dy shokët e Aldi Ramës u lanë në burg ditën e djeshme nga Gjykata e Lezhës pasi akuzone për veprat penale “moskallëzim krimi” dhe “përkrahje e autorit të krimit”. Të dy djemtë ishin pranë Aldi Ramës kur nxori armën për të qëlluar oficerin e policisë, Saimir Hoxha. Efektivët kishin dalë për kontroll pasi kishin marrë informacion për parcelë droge dhe kishin ndeshur mjetin me 3 të rinjtë. Marku ka qenë i dënuar edhe më parë për veprën penale “vjedhja”. Aldi Rama është autori i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha. Ai ka ndërruar jetë tre ditë më parë në spitalin e Traumës në Tiranë.