Krateri jug-lindor i malit Etna është rritur në lartësi pas gjashtë muajsh që ka qenë aktiv. Lajmi është dhënë agjencia italiane e monitorimit të vullkanit, duke e bërë atë më të lartin aktiv në Europë.
Krateri më i ri dhe më aktiv i Etnas është rritur duke kapur një rekord prej 3,357 metrash mbi nivelin e detit.
Ashtu siç edhe është raportuar në media, krateri ka nxjerrë tym dhe hi që nga shkurti, por nuk rrezikon fshatrat përreth, ndërsa deri më tani janë shënuar 50 episode “zgjimi” të Etnës.