22 January, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Politikë

Malësi e Madhe: Mashtrimet e Tonin Marinajt pakësoi votat e PS-së

by News Albania
18/05/2021
in Politikë
0
Malësi e Madhe: Mashtrimet e Tonin Marinajt pakësoi votat e PS-së
92
VIEWS
Share on Facebook

Mashtrimet e Tonin Marinajt, korrupsioni, klientelizmi e arroganca ndaj bizneseve pakësoi votat e PS në Malësinë e Madhe

Bilanci zgjedhor i 25 prillit, është prova e qartë dhe e plotë, që tregon se prej 6 vitesh në krye të kësaj krahine, ish-drejtori i pushtetit të PD në QSUT; ka vepruar si kryebashkiak i punëve të tij, i ortakëve në biznese e klaneve klienteliste, shoqërore e fisnore, duke e tjetërsuar Bashkinë në institucion punësimesh nepotike, qendër tregtare tenderësh, liçensash, privatizimesh, lejesh ndërtimi, ‘avullim’ taksash e… “pak trafiqe” matanë kufirit
Nësë në zgjedhjet e 25 prillit, PS-ja në Bashkinë Malësi e Madhe, nuk do kishte kontributin e deputetit Paulin Sterkaj dhe mbështetjen e tij të fortë nga banorët e zonës; pa asnjë dyshim që do kishte marrë edhe më pak vota nga sa mori faktikisht.

Edhe pse numri i mbështetësve të PS në Koplik, ishte më i lartë se më 2017 e 2019; në kuti kishte 580 vota më pak për këtë parti; pakësim që lidhet me zullumet e shumta që ka bërë prej 6 vitesh kryetari i Bashkisë Tonin Marinaj, etiketuar prej banorëve si “kryetar i interesave të veta”

Me këtë firo jo të vogël votash që ndikoi në humbjen e PS në Shkodër, socialistët e Malësisë së Madhe, i bënë të qartë Ramës, se nuk mund të sakrifikojnë e votojnë për sundimin, pasurimin dhe pazaret e xhambazit Tonin Marinaj.

Humbje votash në Koplik sidomos, u shkaktuan dhe nga sulmet e kryebashkiakut, me gjoba të qëllimta, bllokim punësh, taksa abuzive, me klientelizëm, kapadaillëk e arrogancë ndaj bizneseve të ndershme të zonës e investitorëve të mëdhenj; të cilët nuk pranojnë të derdhin “haraç” në xhepat e “krye-bajraktarit” Tonin Marinaj.

Kryeministrit Edi Rama, i janë dërguar ankesa e denoncime me fakte, nga pothuajse gjithë bizneset e Malësisë së Madhe, madje edhe investitorë të huaj energjie e qendrash turistike.

Ata që nuk ankohen për kryebashkiakun, janë biznesmenët shokë, familjarë, klientë e ortakë të tij, që ndajnë së bashku gjithë “tepsinë e tenderëve, licensave, leje ndërtuese e zhvilluese, projekteve, donacioneve, pasuritë lokale dhe fondet e ndihmës ekonomike me lista emërore false.

Nuk ka të vogël e të madh në Bashkinë Malësi e Madhe, që nuk i di aferat korruptive të Tonin Marinajt, por duke mos përmednur çfarë thuhet, po publikojmë disa nga faktet e pasqyruara në Raportin Nr. 73, datë 27.06.2020 të KLSH:

– Zhdukja e 49,682,860 lekë të reja, me korigjime e mos pasqyrim të dhënash financiare në “Llogaria 432- Tatime-Taksa viti 2019”.

– Dhënie 6,611,726 lekë të reja, paga tepër për shefat e sektorëve, ndërsa pas auditit që i konsideroi “vjedhje”, kryebashkiaku Marinaj nuk urdhëroi rikthimin e tyre në “Llogaria 423”.

– Në “Llogaria 468-Debitorë Biznese ndaj Bashkisë”, me urdhër të kryetarit Marinaj, nuk është mbledhur vlera 43,565,134 lekë të reja për 4 bizneset e tij e 46 biznese të tjera shokësh, drejtorësh e të fortësh; ndërsa në regjistër janë pasqyruar sikur i kanë paguar.

– Në “Llogaria 467-Kreditorë”, është bërë falsifikim e zhdukje 135,352,723 lekë të reja.

– Kryetari i Bashkisë, nuk ka miratuar kërkesën e Financës, për administrimin e pasurive aktive afatgjatë, ku vetëm për vitin 2019 munguan 3.9 milionë Euro detyrime për kontrata tokash, troje, terrene, pyje, kullota, plantacione, ndërtime, rrugë e vepra ujore, makineri etj. (faktet vazhdojnë).

Ajo çfarë nuk po bëhet, është mos fillimi i procedimit penal ndaj kryebashkiakut Tonin Marinaj, sipas të dhënave të këtij raporti të KLSH; por ndoshta vepron SPAK, sepse nuk flitet për vjedhje të 1 kompjuteri por për afro 12 milionë Euro në total.

FAKT/ Kështu u hesht dhe ndaj denoncimeve për punësime me ryshfet në vitet 2007-2008 gjatë pushtetit të PD, kur Tonin Marinaj ishte Drejtor Personeli në QSUT; por vetëm e shkarkuan, me motivin se kishte falsifikuar diplomën e shkollës së mesme e universitare./Pamfleti

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Ardita Sinani: Në Capitol Hill Washington, u dëgjua zëri i Luginës së Preshevës

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Ardita Sinani: Në Capitol Hill Washington, u dëgjua zëri i Luginës së Preshevës

22/01/2026

Kryeministri Rama dhe Ivanka Trump pas takimit në Vlorë largohen drejt Orikumit

21/01/2026

Video/ Foto/ Alesia Balliu, deklaratë të fortë kundër Xhelal Mëziut..

21/01/2026

Fier, lajm i fundit: Bie nga kati gjashtë “ngec” në katin e dytë ( Foto-Video)

21/01/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In