-E ekzekutuan me kallash afër banesës/ Ky është Sokol Çelaj që u vra mbrëmë në Malësinë e Madhe…
Gazetari Simon Shkreli, ka siguruar foton e Sokol Çelajt 58-vjeç, nga fshati Reç i Malësisë së Madhe, i cili ka mbetur i vdekur pas një atentati pak metra larg shtëpisë së tij, mbrëmjen e djeshme. ABC mëson se, ai ka qenë në një mjet tip Benz ML së bashku me bashkëshorten e tij, në momentin që një person ka qëlluar 8 herë në drejtim të tyre.
Viktima kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Anglia, ku jetonte prej 25 vitesh. Mësohet se 58-vjeçarit i është zënë pritë në afërsi të banesës së tij. Sapo është futur në një rrugë të paasfaltuar, një person i ka dalë para dhe ka qëlluar me breshëri kallashnikovi. Nga plumbat mbeti i vdekur në vend Sokol Çelaj, ndërsa në makinë me të ishte edhe bashkëshortja e tij, e cila ka treguar se autori i krimit po i priste i fshehur në zonën e pyllëzuar.
Policia po heton lidhur me ngjarjen, ndërsa ende nuk ka një pistë kryesore për shkaqet e këtij krimi.