Përplasje e fortë “kokë më kokë” në aksin Tepelenë–Memaliaj, katër të lënduar
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Tepelenë–Memaliaj, në vendin e quajtur “Runë”, ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”.
Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy automjetet kanë pësuar dëme të shumta materiale dhe kanë dalë jashtë funksionit. Gjithashtu, janë lënduar dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, të cilët, sipas informacioneve paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe të urgjencës, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Dyshimet e para janë se shkak mund të ketë qenë shpejtësia e lartë.
Përgatiti : Amela Qirko ( Gjirokaster ).














