Vila dhe magazina, pasuria e deputetit të Bablokut Rrahman Rraja që po hetohet nga SPAK për lidhje me kokat e drogës në Evropë
Djali i deputetit Rrahman Rraja (Rexhepi) me magazinë frigoriferike pa punuar asnjë ditë, deputeti deklaron se ka marrë dhuratë prona dhe ndërtesa. A fshihen pas paratë e kokainës?
Ramazan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, bashkë me të afërmin e deputetit, Fioralb Rraja, janë arrestuar si kokat e trafikut dhe shpërndarjes së kokainës në Gjermani dhe Belgjikë. Nga një operacion ndërkombër janë arrestuar si pjesë e grupit edhe Musa Gjikola, Genti Balliu alias Flamur Balliu, Bledar Pepaj dhe Fatmir Xhecuka.
Pas këtij operacioni, SPAK ka nisur hetimin pasuror për deputetin Rraja dhe nipin e tij, duke zbatuar ligjin anti-mafia. Deri më sot, Rrahman Rraja i ka shpëtuar veprimit të drejtësisë, falë lidhjeve politike dhe afërsisë me Bablokun. Tashmë Rraja do përballet me SPAK, ku duhet të justifikojë pasurinë përrallore që ka krijuar.
Rrahman Rraja posedon një vilë me tre kate, me sipërfaqe 450 m2 në Nikël të Krujës, një magazinë në emër të bashkëshortes me sipërfaqe 126 m2, si dhe disa sipërfaqe tokash që i ka trashëguar, blerë dhe që i kanë dhuruar me sipërfaqe 9000 m2, 4000 m2, tokë në Rinas, tokë bujqësore e blerë në fshatin Rinas në vitin 2005, 1 600 000 lekë dhe një truall në Nikës 600 m2.
Gjithashtu, deputeti është pronar i një toke plus truall në fshatin Zezë, me sipërfaqe 6150 më dhe truall 600 m2 nga e cila 200 m2 ndërtesë, përfituar si dhuratë. Duket e çuditshme që deputetit i kanë bërë dhuratë prona dhe ndërtesa.
Ndërkohë që i biri Rexhep Rraja zotëron ndërtesë frigoriferike me sipërfaqe 381 m2 në Tiranë, të regjistruar sipas certifikatës të pronësisë. Duket e çuditshme se si Rexhep Rraja, pa bërë asnjë punë.
Rraja është arrestuar dhe ka bërë disa muaj burg për skandalit të Xhisiela Malokut. Dosja “Xhisiela” u bë publike nga ish-oficeri Emiljano Nuhu, i cili akuzoi Taulant Ballën, Rrahman Rrajën dhe familjarët e tij se e kishin kërcënuar dhe më pas u arratis në Zvicër ku po kërkon edhe azil. Ndërkohë që, në gusht 2019, nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Ramazani pushtoi të gjitha mediat vendase për shkak se u filmua duke rrahur një vajzë në zonën e QSUT-së, në kryeqytet. Ramazani është pikërisht personi i arrestuar si koka e grupit të kokainës./Pamfleti














