U gjetën të pajetë në saunën e një hoteli, mediat ruse pasqyrojnë tragjedinë e 4 turistëve në Kavajë.
Tragjik ka rezultuar fati i 4 turistëve rusë që kishin ardhur me pushime në vendin tonë, por fatkeqësisht humbën jetën mbrëmë në sanuan e një hoteli. Ngjarja e rëndë ndodhi orës 22:20, në Qerret të Kavajës.
Padyshim që ngjarja e rëndë është përcjellë edhe në mediat ruse të cilat i referohen si fillim mediave shqiptare. ‘Life. ru’ teksa jep identitetet e viktimave, shkruan se ata u gjetën të pajetë nga stafi i hotelit të pajetë, ndërkohë që dyshohet se janë asfiksuar. Madhe mësohet se ngjarja në fjalë i është përcjellë edhe ambasadën ruse në Tiranë.
Aktualisht policia po heton rreth ngjarjes në fjalë dhe zbardhjes së plotë të shkaqeve.
Turistët rusë që humbën jetën në hotel:
Nataliia Burenkova, 58 vjeçe,
Sergei Burenkov, 60 vjeç,
Nikita Belousov, 37 vjeç
Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe