Lushnje: Taulant Balla:
Bashkë me Eriselda Sefën po takojmë sipërmarrjen lushnjare.
Ndalesa e radhës ishte kompania e grumbullimit të fruta-perimeve ‘Doni Fruits’, e cila është një ndër qendrat më të mëdha në rajon për grumbullimin, ruajtjen, shpërndarjen dhe eksportin e prodhimeve bujqësore.
Falë ruajtjes në ambjente të sigurta dhe të teknologjisë së fundit, prodhimet shqiptare janë të sigurta dhe shumë të vlerësuara në tregjet europiane për shijen e tyre.


















