Mësova se të të duan nuk është asgjë, ndërsa të duash është gjithçka.
Ajo që i jep vlerë qenësisë sonë nuk është gjë tjetër veç aftësia jonë për të ndjerë.
Paraja nuk është asgjë, pushteti nuk është asgjë. Kemi parë plot njerëz që kishin edhe njërën edhe tjetrën, por ishin të pakënaqur.
Bukuria nuk është asgjë. Pamë burra të pashëm dhe gra të bukura që ishin të palumtur, pavarësisht bukurisë së tyre.
Shëndeti gjithashtu nuk ka shumë rëndësi. Ka njerëz të sëmurë plot vullnet për të jetuar, që lulëzojnë deri pak para fundit dhe po ashtu të shëndetshëm, që vyshken në ankth nga frika e vuajtjeve.
Lumturia është kudo ku një njëri ka ndjenja të forta dhe jeton për to, nuk i largon, nuk i dhunon, por i kultivon dhe i shijon ato.
Bukuria nuk kënaq ata që e zotërojnë, por ata që dinë ta duan dhe adhurojnë.
Lumturia është dashuri, asgjë tjetër. I lumtur është ai që di të dojë.
- Herman Hesse