Kreu i PD Lulzim Basha, do të mbledhë mëngjesin e sotëm grupin parlamentar të PD. Mësohet se kryedemokrati ka vendosur të mbledhë të vetët 30 minuta, para nisjes së seancës plenare në Kuvend.
Në fokus të diskutimeve që do nisin në orën 09.30 pritet të jenë çështjet që lidhen me situatën ditët e fundit në vend dhe rendi i ditës në seancën plenare. Edhe më parë, kreu i PD ka mblehdur deputetët në seli dhe më pas bashkë i janë drejtuar Kuvendit.