Luftë civile në Rusi. Mercenarët e grupit rus Wagner pretendojnë se e kontrollojnë qytetin rus Rostov-on-Don, që gjendet në jug të shtetit.
Në një audio-mesazh të publikuar në faqen e Wagnerit në Telegram, udhëheqësi i grupit, Yevgeny Prigozhin, pretendon se trupat e tij e kanë marrë kontrollin e qytetit “pa asnjë të shtënë të nisur nga ne”.
Ai ka pretenduar, po ashtu, se banorët e Rostov-on-Donit i kanë mbështetur pjesëtarët e Wagnerit, për shkak të “marshit të drejtësisë”.