Ushtria izraelite ka shtrirë ofensivën e saj tokësore në çdo pjesë të Gazës dhe ka urdhëruar gjithashtu evakuime në jug, duke shpallur operacione kundër Hamasit.
Në një deklaratë ushtria izraelite tha se sulmet do të jenë shkatërruese.
Për shkak të sulmeve, palestinezët ndoqën urdhrat e evakuimit për t’u larguar nga jugu i Gazës.
Po ashtu, Izraeli thotë se kanë vrarë në një sulm ajror kreun e batalionit Shati të Hamasit, që drejtoi sulmet e 7 tetorit në Izrael.
Ushtria izraelite do të arrijë Hamasin kudo që të jetë. Nën komandën e tij u bënë bastisjet e 7 tetorit, ai ishte një nga krijuesit”, tha zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari .