16 January, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

“Lufra” futet në “tepsinë” e tenderave për çerdhe-kopshtet e Tiranës

by News Albania
01/06/2021
in Kronikë
0
“Lufra” futet në “tepsinë” e tenderave për çerdhe-kopshtet e Tiranës
284
VIEWS
Share on Facebook

Pas “pastrimit të njollës” me qumështin pluhur; “Lufra” futet në “tepsinë” e tenderëve për çerdhe-kopshtet e Tiranës

Batërdia në fabrikat dhe punishtet e përpunimit të qumështit; do publikojmë denoncime e investigime me fakte nga krimi ushqimor, duke nisur me prova nga një firmë me emër lumi, ku përdoret vaji i palmës dhe përbërsi i rrezikshëm “Benzoat”, të cilët ulin koston e prodhimit si fitim për pronarët e shtojnë jetëgjatësinë false të produkteve në treg, por shkurtojnë jetën e konsumatorit , sidomos me pasojë dëmtimet e rënda te fëmijët.

Është shfaqur përsëri publikisht firma e përpunimit të qumështit “Lufra sh.p.k”, por këtë herë e futur në “tepsinë” e Bashkisë Tiranë, me një tender “të majmë”, për të furnizuar kopshtet dhe çerdhet e fëmijëve.

Sipas kontratës së firmosur me 25 maj 2021 dhe njoftuar në Buletinin e APP më 31 maj, rezulton se Lali Eri i ka dhënë firmës “Lufra shpk”, tenderin me vlerë 680 milionë lekë me TVSH, për Lotin nr. 2, pa harruar dhe Lotin nr. 1.

Gjatë gjithë vitit 2021, do ketë edhe 3 lote (tendera) të tjerë po me këtë vlerë e po për firmën “Lufra shpk”; të cilës siç duket, pas refuzimit në disa aplikime tenderësh, Lali Eri ia paska “testuar e pëlqyer” produktet dhe ka urdhëruar të përzgjedhet për të furnizuar kopshtet e çerdhet.

Në vendimin e tij, për t’i dhënë tendera me mirëbesim, pa fond limit e me vlerë të paracaktuar kontrate dhe pa garë; patjetër që Lali Eri e di se firma “Lufra sh.p.k”, do ta ketë “pastruar njollën penale” të qumështit pluhur në prodhim.

Ka qenë muaji shkurt 2015, kur sektori i krimit ekonomik i Policisë Qarku-Fier, kapi 1350 kg qumësht pluhur në mjediset e firmës “Lufra sh.p.k”, duke proceduar penalisht pronarin Arben Ndreko, me akuzën prodhim e falsifikim produktesh ushqimore dhe mashtrim me mallra importi pa faturë tatimore.

Gjersa është pranuar në tendera nga Lali Eri, i cili sic dihet, nuk lejon e nuk toleron asnjë shkelje ligji, patjetër që “Lufra sh.p.k” e ka hequr “njollën” e qumështit pluhur, shitur si qumësht lope.

Nuk duhet besuar, sepse siç thotë populli që ha produkte bulmeti sipas etiketës, vetëm qimja ndërrohet, ndërsa zakoni nuk harrohet; mbasi qumështi vërtetë është i bardhë, por me të bëhen edhe punë të zeza./Pamfleti

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shkodër: Përmbytjet dhe dëmet që janë identifikuar

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Shkodër: Përmbytjet dhe dëmet që janë identifikuar

15/01/2026

Groenlanda, Trump, Nato dhe Europa! Situatë sa kaotike aq dhe e rrezikshme për paqen!

15/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit, zbardhen emrat e personave të arrestuar, mes tyre edhe një grua

Në “gjueti” të qitësit të Çopjave/ Policia kthehet në vendlindjen e Altin Ndocit, kontrolle në banesën e tij në Pukë

15/01/2026
Pasojat e përmbytjeve në Lezhë, mbi 1700 hektarë të dëmtuara, sektorët më të prekur

Pasojat e përmbytjeve në Lezhë, mbi 1700 hektarë të dëmtuara, sektorët më të prekur

15/01/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In