20 January, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

LSI tradhëton PD-në, Manastirliu shpërblen Petrit Vasilin me gjysmë miliard lekë

by News Albania
11/04/2021
in Kronikë
0
193
VIEWS
Share on Facebook

LSI tradhton PD, Manastirliu shpërblen Petrit Vasilin me gjysmë MILIARD lekë

Kompanitë më të mëdha të Shëndetësisë, pikërisht ato që kanë përfituar më shumë nga Paratë Publike, të cilat janë futur drejt e në xhepin e oligarkëve të kësaj fushe, rezulton se kanë lidhje, sigurisht jo në letra, me politikanë të fuqishëm të vendit.

Një prej këtyre kompanive është pa asnjë diskutim MEGAPHARMA, me lidhje fisnore me nënkryetarin e LSI, Petrit Vasilin, fiktivisht me letra në emër të kushëririt të tij. 50% të aksioneve të kësaj kompanie kanë qenë në pronësi të Rasim Hamzarajt, djalit të dajës së Vasilit, i cili ia ka shitur të shoqes për 60.000 lekë pas akuzave në media. Gjithsesi biznesi qëndron brenda familjes dhe vazhdon të përfitojë nga Buxheti i Shtetit, konkretisht nga Rilindja.

Pak muaj më parë bëri bujë lajmi se MEGAPHARMA furnizonte me vaksinën e gripit vetëm rrjetin e Orange Farmacies, 75% të aksioneve të së cilës janë nën zotërim të MEGAPHARMAS, duke monopolizuar kështu prodhimin dhe distribucionin e vaksinës së gripit, të cilën e shiste si ekskluzive vetëm në pikat e saj duke shkelur parimin e konkurrencës në treg.

Rezulton se MEGAPHARMA mban vendin e tretë në listën e kompanive të kësaj fushe përsa i përket numrit të tenderave të fituar në Shëndetësi, plot 1026 kontrata publike dhe vendin e 5-të për vlerën më të lartë të përfituar me mbi 8.4 miliard lekë pa tvsh.

Me datë 26,30 dhe 31 Mars kompania jo në letra e Tit Vasilit, ka përfituar 3 tendera me vlerë mbi 627 milionë lekë pa tvsh.

Nëse do t’i analizojmë shkurt të tre tenderat, janë dhënë i pari i datës 12 Mars nga QSUT i drejtuar nga Enkel Joti dhe dy të tjerët nga Shefqet Ndroqi i drejtuar nga Perlat Kapisyzi, institucione nën varësi të ministrisë së Shëndetësisë që drejtohet nga Ogerta Manastirliu.

Në tenderin e parë, operatori tjetër konkurrues FlorFarma nuk ka dhënë ofertë ekonomike duke e shënuar këtë procedurë prokurimi si REDLAG për mungesë konkurrence.

E njëjta skemë ndodh në tenderin e datës 30 Mars ku po prapë operator ekonomik konkurrues është FlorFarma i Todhajve, por këtë herë jep ofertë mbi fondin limit duke shpallur automatikisht fituese Megapharmën.

Tenderi i tretë të datës 31 Mars, është shënuar po ashtu me flamur të kuq për mungesë konkurrence.

Lidhja e politikanëve opozitarë me qeverinë faktohet jo vetëm jashtë fushatës politike në dreka e darka të përbashkëta, por haptazi në procedurat e tenderimeve publike ku plasin qokat për kompanitë e opozitës së bashkuar. Ky që ju sollëm sot është rasti konkret i faktuar ndër më bazikët që mund të gjeni në këtë fushë ku paratë e taksapaguesve shqiptarë derdhen lumë.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Taulant Balla: Drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar!

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Taulant Balla: Drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar!

20/01/2026

SPAK fut në sitë Kastratin

20/01/2026

Regjizori Kiço Londo urim dhe vlerësim për ish-kryebashkiakun e Fierit Baftjar Zeqo

20/01/2026

Nga Ethem Lalaj: O sot, o kurrë!

20/01/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In