10 March, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Lleshaj dorëzon dorëheqen/ Edi Rama ende nuk ka firmosur largimin e tij

by News Albania
10/12/2020
in Aktualitet
0
26
VIEWS
Share on Facebook

Kryeministri Edi Rama ka pranuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, pas ngjarjes së rëndë ku 25-vjeçari Klodian Rasha u vra nga një punonjës i policisë.

Gjatë fjalimit të tij lidhur me rastin, Kryeministri Rama tha se ministri i Brendshëm Lleshaj i kishte paraqitur dorëheqjen që pas ngjarjes, mirëpo ai i kishte kërkuar që të mbetej në detyrë, së paku deri në kthimin e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“I kam thënë të më pres të kthehem sepse kam dashur ta shoh në sy, ta dëgjoj dhe të më dëgjojë e të jem bashkë me të në momentin e këtij hapi të rëndësishëm [dorëheqjes] dhe jam shumë krenar për sensin e përgjegjshmërisë qytetare dhe kuotën morale me të cilën e mat veten dhe detyrën e tij Sandër Lleshaj,” – u shpreh Rama duke këmbëngulur se “jo të gjithë janë njësoj”.

Kryeministri e konsideroi vendimin e Lleshajt “si vendim të një shqiptari të mirë”, i cili jep kontributin e tij për të qetësuar situatën.

Kështu pesë muaj përpara zgjedhjeve parlamentare, qeveria e kryeministrit Rama do të ndryshojë ministrin e brendshëm për herë të dytë brenda një mandati.

Lleshaj u emërua ministër më 28 nëntor 2018, një ditë pas largimit nga detyra të Fatmir Xhafajt. Ky i fundit qe vënë nën trysni nga opozita për shkak se i vëllai i rezultonte i dënuar në Itali.

Në karrierën e tij, Lleshaj deri në vitin 2013 ishte pjesë e Forcave të Armatosura me gradën madhore Gjeneral Brigade dhe Zëvendës-Shef i Shtabit të Përgjithshëm.

Në shtator të atij viti ai ishte kaluar në lirim dhe ishte angazhuar si këshilltar për sigurinë pranë kabinetit të Kryeministrit Edi Rama, pozicion të cilin e mbajti për gjashtë vite deri në momentin kur u bë ministër.

Me drejtimin e Lleshajt ministria u përqendrua kryesisht te reformimi i policisë, ku kryesor ishte vijimi i procesit të vetingut në zyrtarët e policisë, reformimi i kodit rrugor, kodit penal dhe uljes së përgjithshme të numrit të aksidenteve apo dhe vrasjeve në Shqipëri.

Opozita e ka kritikuar shpesh për udhëzimin e policisë, kryesisht në rastet e protestave, për të përdorur gaz lotsjellës dhe sidomos për ndërhyrjen e dhunshme me forca të armatosura në rastin e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Goditet grupi kriminal/ Trafik armësh nga Mali i Zi dhe i shisnin në Tiranë (EMRAT)

Goditet grupi kriminal/ Trafik armësh nga Mali i Zi dhe i shisnin në Tiranë (EMRAT)

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Goditet grupi kriminal/ Trafik armësh nga Mali i Zi dhe i shisnin në Tiranë (EMRAT)

Goditet grupi kriminal/ Trafik armësh nga Mali i Zi dhe i shisnin në Tiranë (EMRAT)

10/03/2026
“Play off” i Botërorit po afrohet, sulmi “lë në baltë” Kombëtaren

“Play off” i Botërorit po afrohet, sulmi “lë në baltë” Kombëtaren

10/03/2026
Shpërthim me lëndë plasëse në një automjet në Tiranë

Shpërthim me lëndë plasëse në një automjet në Tiranë

10/03/2026

Edi Rama konfirmon stabilitetin politik në Qarkun Fier

10/03/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In