Llatja i Elbasanit po bën namin: 500 mijë euro për “Big Brother”-in, i’a jep firmës së vetme në garë!
Gledian Llatja, kryetari i Bashkisë së Elbasanit, i suportuar politikisht nga Taulant Balla, duket se nuk trembet nga SPAK, edhe pse një kolegu I tij Kryebashkiak, Fatos Tushe, sot ndodhet i arrestuar për abuzimet me tendera.
Llatja po shpenzon plot gjysëm milioni euro për ruajtjen e institucioneve.
Një çmenduri me fondet publike, ku me kaq para mund të bëhëshin disa godina si kopshte, shkolla dhe çerdhe.
Por, nga se i ruan Llatja këto institucione?!
Sipas dokumenteve Bashkia e Elbasanit ka finalizuar tenderin me objekt “shërbimi i sigurimit me roje fizik dhe me sistem elektronik të objekteve në administrim të Bashkisë Elbasan dhe institucioneve të varësisë së saj”.
Fondi për këtë tender është plot 50.426.479 lekë, të vëna në dispozicion nga Buxheti i Bashkisë Elbasan për vitin 2021 dhe 2022. “Në këtë procedurë ka marrë pjesë operatori ekonomik ‘UEVI-2015’ me vlerë 50.217.116 lekë” thuhet në dokumentin e bashkisë. Pra, një ofertë shumë shumë afër fondit të akorduar, ose mbi 99.99 % e fondit limit. Goxha shumë për te ruajtur institucionet dhe aq mq tepër një procedurë pa asnjë garë. Në fund të tenderit, për të ruajtur menderen, Llatja ia ka lënë firmën nënkryetarit Irland Sinës.
Por, a është ky tender vijim i procedurës së Qazim Sejdinit, për vendosjen e 3000 kamerave në të gjithë qytetin? Sipas dokumenteve të siguruara nga BoldNews.al, në atë kohë Sejdini shpenzoi mbi 1 milionë euro për ta shndërruar Elbasanin në një “Big Brother” të madh.
Dhe Llatja duket se po vijon në të njëjtën rrugë, me të njëjtin projekt si paraardhësi I tij Sejdini, ndërsa pyetja që shtrohet është: po Llatja nga se ka frikë?