Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat këtë të premte, ku është pyetur nga gazetarët edhe për miratimin dje në Kuvendin e Shqipërisë të disa ndryshimeve në ligjin për dosjet e ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit.
Meta me ironi e komentoi miratimin e ligjit duke u shprehur: u mbars mali dhe polli një mi.
“E këtu mali u mbars në 25 korrik me një email anonim dhe polli një mi mbrëmë në mes të natës se unë kam qenë në një festë familjare e meqë nuk i dalin ato dy breshkat uroj që miu ta ndihmojë për t’i përmirësuar frymëmarrjen për betejat që vijnë para.
Meta është çdo ditë në terren, jam i sigurt që rezultati i PL do jetë spektakolar në radhë të parë në kryeqytet e gjithë qendrat kryesore të vendit e kontributi i Partisë së Lirisë do jetë i jashtëzakonshëm për fitoren e kandidateve të opozitës së vërtetë kundër gjithë kandidatëve rilindas që kanë pasur 100% të pushtetit vendor”,-tha Meta