-Emisioni Report në Itali u përqendrua në një hetim ndaj menaxherëve në botën e futbollit. Në shënjestër, një situatë pazaresh dhe konflikti interesash është përfolur drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare. Hetimi nxjerr në dritë një aleancë mes mafieve italiane për të investuar në një rrjet salla bastesh, në Itali dhe jashtë saj.
Bandat u interesuan për të blerë Top Bast (400 salla aktive), të regjistruar në emër të Ermal Barjamit, pas të cilit, sipas Guardia di Finanza, fshihet dikush tjetër. Prokuroria e Barit thotë se se kompania i përket vëllezërve Genti dhe Igli Tare, nisur nga kjo akuzë, mediat italiane kanë publikuar edhe reagimin e Igli Tares nëpërmjet avokatëve të tij.
KOMUNIKATA E PLOTË E LËSHUAR NËPËRMJET AVOKATIT:
“Igli Tare nuk ka absolutisht lidhje me kompaninë shqiptare të basteve TOP BAST, në lidhje me të cilën, ashtu si edhe vëllai i tij Genti, nuk ka interes të drejtpërdrejtë ose indirekt. Teza e mbështetur nga gazetari dhe e atribuar prej tij në dokumentet hetimore, sipas së cilës “në fakt, kompania u përket vëllezërve Genti dhe Igli Tare”, është thjesht e rreme”.
Po kështu, Igli Tare nuk ka absolutisht lidhje me operacionin e përshkruar nga gazetari si një përpjekje nga klani “Martiradonna” për të blerë këtë kompani bastesh, operacion për të cilin ai injoron çdo informacion.
Për shkak të falsitetit dhe mospajtueshmërisë totale të lajmit (i përpunuar mjeshtërisht), Igli Tare kishte paralajmëruar më parë gazetarin Daniele Autieri, në përgjigje të një emaili nga ky i fundit lidhur me një numër pyetjesh specifike drejtuar atij në cilësinë e tij si gazetar i Redaksisë së Lajmeve.
Në të vërtetë, gazetari nuk arriti ta merrte parasysh këtë paralajmërim, duke raportuar në thelb vetëm referencën për mospajtueshmërinë.
Igli Tare rezervon të drejtën për çdo veprim juridik, për të cilin tashmë ai i ka dhënë një mandat avokatëve të tij, gjithashtu duke iu referuar profileve shtesë të paligjshmërisë të këtij lajmi, objekt i mosmarrëveshjes.