TI PO IKËN
As të kisha,as të kam në jetën time
Veç se ky largim më dhemb kaq shumë.
S’kuptoj faktin pse e vuaj fort sot ndarjen
Me këtë mall që po më mbyt s’mësohem unë…
Ti po ikën dhe nuk dihet kur do kthehesh
Por asgjë më s’do të jetë si në fillim.
Asnjë fjalë s’ngushëllon zemrën e vrarë,
As një lutje nuk e zbut më shpirtin tim.
Ndërsa vitet do të rrjedhin qetësisht
Dhe pas meje një tjetër vëndin do ta zerë.
Kjo është jeta që na përball me të papritura
Le pas pengje,edhe ndjenja me shumë vlerë…
Lida Bashllari