Librazhd/ Kryeplaku vrasës Kapllan Deda dhe “kurbani” pa faj, që u burgos 2 vite në vend të tij me prova të falsifikuara
Përveç dëshmive të banorëve dhe denoncimeve me disa audi-video, kur në gjendje të dehur, kryeplaku Kapllan Deda ka pranuar vrasjen, prova ishin dhe shënjat e gishtave të tij në sopatë, në veshjet dhe fytyrën e viktimës; mirëpo prokuroria nuk i përfilli, madje 1 vit pas krimit, Bashkia Tiranë i ka dhënë vrasësit aparatament 2+1, me vlerë 50 mijë Euro kreditim pa interes si i pastrehë dhe familje e varfër me letra false nga kryebashkiaku Kastriot Gura e Librazhdit.
Bëhet fjalë, për vrasjen e punëtorit të pastrimit të rrugëve, Idriz Byci, ndodhur më 25 janar 2018 në fshatin Zdrajç në Librazhdit, që sipas policisë, u tha se autor i krimit ishte bashkëfshatari Fiqeri Haskurti dhe u prangos.
Në shumë dëshmi e denoncime edhe me video, që policia dhe prokuroria e Elbasanit i shpërfillën e nuk i përfshinë në dosjen hetimore, thuhet se vrasës ishte kryeplaku i fshatit, Kapllan Deda.
Pas vrasjes, Kapllan Deda zhduku gjurmët e krimit, sajoji rrethana të tjera në vendin e ngjarjes dhe shpalli si autor krimi, një person të sëmurë mendor, por gjithashtu nuk la “gurë pa lëvizur” për të dalë i pastër, duke shfrytëzuar lidhjet me drejtuesit e pushtetit, policisë e prokurorisë.
Për të shmangur efektin partiak kundër pushtetit, 3 muaj pas vrasjes, me mendimin se dyshimet për të ishin fshirë; dhe me këshilla nga ata që e ndihmuan, Kapllan Deda e la detyrën e kryeplakut dhe të drejtuesit politik të PS në zonë.
Ngjarja e denoncuar nga krejt fshati dhe nga dëshmitarë okularë, ishte kjo: Kryeplaku Kapllan Deda, me sjellje si “beu” i fshatit, për shkak të lidhjeve të forta me shefat e pushtetit lokal, shfrytëzonte pyllin e zonës, duke përdorur për prerje punëtorin e rrugëve, Idriz Byci.
Më 25 janar 2018, viktima e kundërshtoi, duke i thënë se detyra e tij ishte mirëmbajtja e rrugës dhe jo prerja e drurëve çdo ditë për të; kundërshtim të cilin kryeplaku Kapllan Deda si “bej” i fshatit, nuk e përtypi dot dhe e ka qëlluar me sopatë në kokë.
Pas kësaj, kryeplaku vrasës ka përhapur fjalë në fshat dhe ka njoftuar policinë e Librazhdit dhe ka dhënë deklarim te Oficeri i Policisë Gjyqësore, se i sëmuri mendor Fiqeri Haskurti, kishte vrarë në pyll punëtorin e rrugëve, Idriz Byci, për gjoja një konflikt pronësie rruge në fshat.
Përveç dëshmive e denoncimeve me disa audi-video, kur në gjendje të dehur, kryeplaku Kapllan Deda ka pranuar vrasjen; prova ishin dhe shënjat e gishtave të tij në sopatë, në veshjet dhe fytyrën e viktimës; por policia e prokuroria mashtruan, duke shënur në dosje se gjurmët e gishtave nuk ishin të Kapllan Dedës, por të Fiqeri Haskurtit, që nuk kishte lidhje me vrasjen.
Pas dy vitesh burg, vrasësi i dënuar padrejtësisht u lirua, sepse provat e dorëzuara dhe të ri-hetuara, zbuluan se autori i vërtetë i vrasjes së punëtorit të rrugëve, Idriz Byci, është kryeplaku i fshatit Zdrajç, Kapllan Deda, i ndihmuar nga Astrit Xhevi.
Tashmë kryeplaku Kapllan Deda është i arrestuar, mirëpo vetë banorët kanë denoncuar në media, se prokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi, po inskenon lirimin e tij me pushim të çështjes, për gjoja mungesë provash dhe sajim dëshmish shfajësimi në favor të Kapllan Dedës.
Sipas informacionit, banorët e fshatit kanë vendosur të dërgojnë një ankesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë e Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, si dhe një denoncim në SPAK, kundër krye-prokurorit Kreshnik Ajazi të Elbasanit, për skenarin e lirimit të vrasësit Kapllan Deda.
Aq lidhje të forta ka me pushtetin, sa 1 vit pas krimit, kryeplakut vrasës me vila e biznese, Bashkia Tiranë i ka dhënë banesë 2+1 me vlerë 50 mijë Euro kreditim pa interes, me letra false si i “pastrehë e i varfër”, lëshuar nga kryebashkiaku Kastriot Gura i Librazhdit…