E rëndë në Lezhë, hyjnë për të vjedhur grabitësit dhunojnë të gjithë familjen
LEZHË
Një banesë është grabitur gjatë natës në Lezhë dhe ngjarja ka ndodhur në fshatin Spiten, ku persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit GJ.D., 61 vjeç për të vjedhur.
Pasi kanë hasur në rezistencë grabitësit kanë dhunuar kryefamiljarin dhe familjen e tij. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.











